AFGANISTAN - Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës konfirmojnë se numri i ushtarëve të vrarë në konfliktin e Afganistanit ka arritur dy mijë. Një pjesëtar i forcave të sigurisë afgane la të vdekur sëfundi një ushtar dhe një kontraktor të huaj në një ngjarje që ndodhi në lindje të vendit.

Sulmet e kësaj natyre janë shtuar ndjeshëm këtë vit duke detyruar forcat e ISAF të pezullojnë për një kohë të caktuar trajnimin e trupave afgane. Vrasjet e së shtunës në provincën Ëardak janë konfirmuar edhe nga komanda e NATO-s.

Shefi i policisë së provincës tha për BBC se janë vrarë edhe një numër afganësh por mbetet e paqartë se ëfarë e ka shkaktuar këtë incident.

Trupat luftarake të NATO-s është parashikuar të kryejnë tërheqjen në fund të vitit 2014 por besohet se plani dhe strategjia e bërë gati sugjeron se një pjesë e efektivëve do të vazhdojë të qëndrojë edhe disa vite për procese trajnimi.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)