Bilanci/ Dhjetëra makina të djegura nga janari në mënyrë të qëllimshme, më shumë raste në Shkodër! 'Mesazh' për pronarët, asnjë autor në pranga

TIRANË- I qetë dhe i pashqetësuar nga askush, një person afrohet drejt automjetit tip “Mitsubishi” me shishen e benzinës në dorë rreth orës 04:00 të mëngjesit. I veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë, ai u kujdes mirë që të mos e tregojë fytyrën në kamerat e sigurisë. Në vetëm pak sekonda makina shpërthen në flakë, duke rrezikuar edhe vetë zjarrvënësin.

Automjeti është në pronësi të 54-vjeçarit Sokol Kroni, me detyrë efektiv policie në Komisariatin e Shkodrës, ndërsa ishte parkuar pranë banesës së tij. Para hetuesve, polici deklaroi se nuk kishte konflikte me njeri dhe nuk kishte idenë se kush mund të ishte autori. Blutë e Shkodrës kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Edhe në Vlorë dy automjete u dogjën gjatë natës,  ngjarje e regjistruar rreth orës 02:00 në lagjen ‘10 korriku’. Makina tip ‘Fiat 500’ me targa bullgare ishte në pronësi të Fabjon Jahajt. Flakët përshkuan dhe një makinë tip ‘Mercedes’ e parkuar pranë makinës ‘Fiat’. Hetuesit dyshojmë që edhe në këtë rast zjarrvënia e qëllimshme.

Djegia e automjeteve është kthyer në trend për shpërndarjen e mesazheve, ndërsa përveç personazheve të skeduar, pre kanë rënë edhe funksionarë publikë. Qarku i Shkodrës ka qenë në vëmendje në javët e fundit. Në datën 7 maj u shkrumbuan katër automjete të parkuara pranë zonës së Bexhestenit. Në njërën prej makinave, Audi A6, në pronësi të Gent Dushkut hetuesit konstatuan lëndë djegëse, çfarë konfirmoi dyshimet për djegie të qëllimshme.

Pak ditë më herët, në mbrëmjen e 27 prillit u shkrumbua makina e një tjetër efektivi në Shkodër, Dritan Turhanit, në lagjen “Perash”. Po djegia e makinave nuk përfundon këtu në këtë qark. Në datën 11 prill u shkrumbua makina e kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata. Ngjarja dyshohet e qëllimshme, pasi i njëjti raportoi disa muaj më parë për avionin e rrëzuar në afërsi, pilotët e të cilit u larguan në drejtim të paditur. Për të gjitha rastet e përmendura, policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e zjarrvënies së e qëllimshme të mjeteve. 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj