Digjet mjeti i efektivit të policisë në Shkodër, autori i veshur me të zeza dhe kapuç në kokë i vë flakën dhe ikën me vrap, rrezikon edhe veten (VIDEO)

SHKODËR- Makina e një efektivi policie është djegur qëllimisht gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”.

Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja ka siguruar videon nga momenti kur autori ka djegur mjetin. Ai shihet se është i veshur me të zeza dhe mban një kapuç në kokë. Pasi i vë flakën makinës largohet me vrap nga vendi i ngjarjes. Në video shihet sesi autori rrezikon edhe veten, pasi largohet në kohën kur mjeti është përfshirë nga zjarri.

Mjeti tip “Mitsubishi” ishte i parkuar pranë banesës së tij. Automjeti është në pronësi 54-vjeçarit Sokol Kroni, i cilin shërben si efektiv policisë në Komisariatin e Shkodrës.

Oficeri i policisë ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Dyshimet janë se ngjarja mund të këtë ndodhur për shkak të detyrës që mban.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1652512540_page.jpg

Makina e djegur

Efektivi  Sokol Kroni

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:11
Digjet makina e efektivit në Shkodër, autori i vë flakën, por rrezikon edhe veten, largohet pasi mjeti përfshihet nga zjarri

 

Makina e një efektivi në Shkodër është djegur gjatë natës, ndërsa zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur autori i vë flakën mjetit. Ai është i veshur me të zeza dhe në kokë mban një kapuç. Në video shihet sesi autori rrezikon edhe veten, pais largohet me vrap në momentin kur mjeti është përfshirë nga flakët. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Te ura thive: 14/05/2022 10:20

    Sa te pabese jemi ne shqiptaret,me prita,djegie

    Përgjigju
  • vjeshta: 14/05/2022 10:08

    E shihni si i mban krahët e hapur? Sikur ka nga një shalqi nën sqetull! I duket sikur ka çliruar botën. Kjo është policia jonë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030!

Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030!