Në fjalën e tij Ministri i Brendshëm Tahiri, teksa e vlerësoi si të suksesshme punën e bërë nga ana e policisë në drejtim të rritjes së sigurisë së qytetarëve, theksoi se shifrat e bilancit për vitin 2014, kanë shënuar një rritje të goditjes së krimit dhe paligjshmërisë në vend.
Por krahas shifrave inkurajuese nga ana e punës së policisë, ministri Tahiri nënvizoi se ka ende shumë punë për të bërë. Dhe sipas Tahirit, mënyra më efikase është përmes ndjekjes dhe bllokimit të aseteve kriminale. Në këtë kuadër Tahiri u shpreh se përgjatë 2014 janë sekuestruar 19 milionë euro aseteve kriminale, që sipas tij është një shifër e barabartë me 21% e planit të buxhetit për policinë, si dhe 18.1% planit të buxhetit të policisë për këtë vit.
Megjithatë sipas Ministrit të Brendshëm, ajo që është e pabarabartë janë kapacitetet dhe asetet kriminale në dorë të krimit dhe ato në shërbim të uniformave blu.
“Si rezultat i luftës kundër kriminalitetit është sekuestrimi i aseteve. Ne duhet të ndjekim paranë për ta bërë krimin më të varfër. Sot që flasim jemi në një luftë të pabarrabartë përsa i përket aseteve në përdorim nga krimi i organizuar dhe policia e shtetit. Në 2014 janë sekuestruar 19 milionë euro asete të krimit, por prapë shumë larg kapaciteteve që ka krimi. Kjo shifër është 21 % e investimeve që kishte në dispozicion Policia e Shtetit përgjatë vitit 2014. Sado larg është shifër e konsiderueshme, për të parë kapacitetet reale të krimit për të kërcënuar sigurinë, dhe përpjekja reale e policisë për të luftuar krimin. Ne besojmë fort se goditja më e madhe që mund tu bëhet është ndjekja e parasë dhe aseteve kriminale. Kjo kërkon ekspertizë, bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, por ne jemi këtu për të bërë pikërisht të mundur këtë.” theksoi në fjalën e tij Ministri Tahiri
Më tej në fjalën e tij, Ministri u shpreh se është ulur numri i vrasjeve, si dhe i aksidenteve rrugore. Tahiri vlerësoi angazhimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që sipas tij kanë ndikuar në këtë fakt përmes denoncimeve të tyre ku siç nënvizoi ai, përgjatë 2014 janë shënuar 19% më shumë telefonata në polici se në vitin 2013.
Saimir Tahiri u shpreh se sukses ka patur edhe lufta ndaj korrupsionit, fillimisht brenda vetë policisë dhe më pas edhe në strukturat dhe institucionet e tjera, ku theksoi se janë proceduar 1160 persona për ryshfet.
I pyetur për hetimet në lidhje me zbardhjen e autorëve si në vrasjen e bankierit Artan Santo apo deputetit Fatmir Xhindi, ai u shpreh se këto dosje i kanë kaluar prokurorisë dhe është ajo që drejton hetimet.
I ndalur tek prioritetet e 2015-ës, Tahiri prezantoi hapjen e Universitetit të Policisë, ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe futjen e teknologjisë në shërbimet policore për të arritur atë nivel ku agjensitë ligjzbatuese të jenë një hap para organizatave kriminale.
Tahiri: Në vitin 2014 janë shënuar 10.4% më pak vrasje
Ministri Tahiri në bilancin e vitit 2014, u shpreh se janë ulur me 10.4% numri i vrasjeve krahasuar me vitin 2013. Në këtë bilanc janë përfshirë edhe numri i vrasjeve përgjatë periudhës shtator-dhjetor të vitit 2013, kur erdhi në pushtet qeveria e re.
“Në vitin 2014, vrasjet janë ulur 10.4% vrajset. Janë të dhëna paraprake por mbetet për tu shënuar që nga shtatori në dhjetor ulëm vrasjet me 41% në vitin 2013. Nuk është themelore se sa është ulur numri i vrasjeve në. Në 2014, bie në sy akti se mbi 65% e tyre janë për motive të dobëta, krim brenda familjes. Janë 22 vrasje brenda familjes që do të thotë se është themelore të shtojmë mekanizmat shoqërorë dhe socialë për parandalimin e vrasjeve në familje. Motivet e pronësisë kanë shkaktuar 13 vrasje në vit. Kjo do të thotë se duhen shtuar mekanizmat e ndërmjetësimit, dhe të shtohet besimi tek drejtësia, dhe që drejtësia të bëjë drejtësi. Viti 2014 ka shënuar më pak vrasje se 2013, por në vrasjet e 2013 janë për krim në familje dhe motive pronësie. Kjo do të thotë se policia e shtetit nuk mund të jetë e vetme kundër krimit, është një zinxhir shoqëror institucional dhe i drejtësisë se nëse do të funksionojë sicc duhet do të ccojë në parandalimin e krimit.” tha Tahiri
Tahiri: Janë arrestuar 19% më shumë persona në kërkim
Gjithashtu fakt tjetër i rëndësishëm në arritjet e policisë përgjatë vitit që sapo lamë pas është edhe arrestimi i 19% më shumë të personave në kërkim, çka sipas tij ka rritur besimin e ndërkombëtarëve tek policia shqiptare.
“Gjatë 2014 janë kapur 19% më shumë persona në kërkim. Kjo tregon bashkëpunim intensiv të policisë së shtetit, rritje voluminoze e informacionit dhe bashkëpunimit me ndërkombëtarëve, besim i partnerëve, sicc tregon edhe distancën klinike të policisë për të shitur informacion, sicc ka ndodhur deri dje, informacion që duhet të cconte para drejtësisë ata që kanë kryer vepra kriminale, por që ricikloheshin në Shqipëri deri në rangjet më të larta.” tha Ministri
Tahiri: Janë sekuestruar 1261 armë zjarri, 47.1% më shumë se 2013
Ndërkaq edhe numri i armëve të zjarrit të sekuestruara ka qenë një sukses tjetër i punës së policisë, ku janë sekuestruar 1261 armë zjarri ose 47.1% më shumë se viti 2013. Tahiri nënvizoi edhe numrin e lartë të lëndës eksplozive dhe granatave të sekuestruara gjithashtu nga uniformat blu përgjatë 2014.
“Gjatë 2014, janë sekuestruar 1261 armë zjarri, që janë 47.1% më shumë se një vit më parë, dhe 321 324 fishekë të kalibrave të ndryshëm që janë 76% më shumë se një vit më parë. e sollëm këtë shifër për të thënë se sekuestrimi i armëve dhe municioneve është themelore për të parandaluar krimin. Kjo është një problemtatikë e trashëguar nga viti 1997, por që kërkon punë cilësore për luftën kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve. Janë kapur 90% lëndë eksplozive më shumë dhe 86% granata më shumë. Kjo tregon përmasën e përhapjes në mënyrë të paligjshme të asaj që duhet të ishte më e sigurta në këtë vend, që është përdorimi i lëndëve eksplozive. U miratuan në Parlament elementë sigurie për përdorimin e lëndëve eksplozive si dhe masast penale. Nga ana tjetër kemi shtuar edhe punën e policisë për të goditur këtë fenomen.” tha ai
Lufta ndaj drogës, Tahiri: Nxorrëm Shqipërinë nga lista e vendeve të origjinës
Edhe lufta ndaj drogës, ishte një tjetër pikë ku u ndal Tahiri ku siç u shpreh ai kulmoi me nxjerrjen për herë të parë të Shqipërisë nga lista e vendeve origjinë të lëndëve narkotike.
“Lufta ndaj drogës shënoi përpjekjet e policisë. Për herë të parë e nxorëm Shqipërinë nga harta e vendeve të origjinës për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Viti 2014 është viti i parë, që rikthen jo vetëm besimin në institucionet e shtetit, por edhe nderin e shqiptarëve, është viti i parë kur Shqipëria nuk është më vend origjinë për lëndë narkotike. E gjithë fushata shënoi kulmin me aksione në Lazarat, Dukagjin, dhe zona të nxehta të vendit, duke asgjësuar lëndën narkotike, që ishte mbjellë si vazhdim i së njëjtës histori që vazhdonte prej vitesh. Kjo sigurisht ka hequr para nga dora e krimit.” u shpreh Ministri Tahiri
Lufta ndaj korrupsionit, ministri: 1160 persona të proceduar
Edhe në luftën ndaj korrupsionit, si një ndër prioritetet kryesore të policisë, janë shënuar hapa pozitivë, si ndaj luftës së korrupsiont brenda policisë, ku janë marrë masa ndaj 920 punonjësve ashtu edhe më tej ku janë proceduar 1160 persona.
“Janë 803 ankesa ndaj punonjësve të policisë si dhe në numrin e gjelbër, për të denoncuar punonjës policie që bien pre e praktikave korruptive, dhe janë mbi 2100 telefonata për të denoncuar rastet e korrupsionit. Ky është rasti për të denoncuar praktikat abuzive të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe sjelljet e pahijshme. Ndërkohë janë marrë masa ndaj 900 punonjësve të policisë, që kanë të bëjnë nga shpërdorimi i detyrës e deri tek përdorimi i alkoolit në detyrë i punonjësve të policisë, apo ushtrimit të dhunës në mënyrë të jashtëligjshme. Janë mbi 10% e trupës së policisë që kanë qenë në lupën e institucionit për të luftuar praktikat korruptive në polici. Kjo ka sjellë edhe rezultate 1160 autorë të proceduar për korrupsion gjatë 2014. Janë vepra 53.6 73 më shumë dhe të arrestuar 220% më shumë se një vit më parë. nga këta ka plot zyrtarë të nivelit të lartë, dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë. Ne jemi shumë të vendosur që luftë ndaj korrupsionit ta kthejmë në prioritet vitin që vjen. Duke bashkëpunuar me Prokurorinë për ndjekjen e tyre deri në gjykim dhe duke forcuar kapacitetet e policisë për të luftuar korrupsionin, veccanërisht në nivele të larta. është rritur siguria e Pronës dhe shifrat flasin qartë. Janë ulur me 36% krimet kundër pronës, janë 60% më pak rastet e vjedhjes me pasojë vdekjen. Kjo mbetet në vëmendjen tonë si një ccështje kryesore.” u shpreh ai
Vjedhja e energjisë, Tahiri: Në pranga asnjë qytetar debitor, janë proceduar 564 pronarë biznesh
I ndalur në operacionin e vjedhjes së energjisë Tahiri deklaroi se policia e shtetit është e vendosur të vazhdojë goditjen e këtij fenomeni duke theksuar faktin se në pranga deri më sot nuk është vënë asnjë qytetar debitor por vetëm ata që e vjedhin energjinë. Në këtë drejtim, Tahiri nënvizoi se janë 564 pronarë biznesh të proceduar për vjedhje të enbergjisë elektrike.
Siç jeni në dijeni element i pa përdorur më parë është lufta ndaj informalitetit dhe shkeljes së ligjit, veçanërisht në ndërtimet pa leje 88 837 kontrolle ndërmjet policisë dhe OSHEE. Nga të dhënat e para janë 46 831 raste të ndërprerjes së lidhjeve 708 të arrestuar. 564 prej cilëve janë pronarë bizneseh dhe janë arrestuar mbi 50 punonjës të OSHEE në flagrancë për shpërdorim detyre. Theksoj se kjo është një betejë e vazhdueshme e qeverisë dhe prioritet i yni në luftën kundër vjedhësve të energjisë elektrike. Nuk ka ende një qytetar të vetëm të arrestuar për debi, por janë qytetarët që vjedhin energjinë elektrike. E gjej me vend sqarimin se nuk ka asnjë rrugë për të justifikuar vejdhjen e energjisë me instrumenta socialë. Nuk është paligjshmëria zgjidhja e problemeve.
Siguria rrugore, Ministri i Brendshëm: 157 aksidente më pak gjatë 2014
Sa i përket sigurisë rrugore, Ministri Tahiri u shpreh se janë shënuar 157 aksidente më pak, si dhe janë shpëtuar edhe 37 jetë njerëzish të përfshirë në aksidente rrugore. Masa janë marrë edhe për drejtuesit e mjeteve pa patentë apo nën efektin e alkoolit.
“Siguria rrugore është dhe mbetet një problem, si nga këmbësorët ashtu edhe nga drejtuesit e automjeteve. Janë 157 aksidente rrugore më pak, janë shpëtuar 37 jetë njerëzish, dhe 119 personave të plagosur rëndë, më pak si pasojë e aksidenteve rrugore. Rreth 21% e aksidenteve kanë ndodhur për faj të këmbësorëve. Janë mbi 56 000 masa administrative në fushën e qarkullimit rrugor.” tha Tahiri
Tahiri: Vrasja e Santos dhe Xhindi? Pyesni Prokurorinë
I pyetur për hetimet në lidhje me zbardhjen e autorëve si në vrasjen e bankierit Artan Santo apo deputetit Fatmir Xhindi, ai u shpreh se këto dosje i kanë kaluar prokurorisë dhe është ajo që drejton hetimet.
"Ligji i ri parashikon afate për implementimin e tij, jemi brenda planifikimit për funksionimin e punës së Byrosë. Duhet të pyesni Prokurorinë për vrasjet. Unë e kam të pamundur të flas për ngjarje konkrete, që për mua është me rëndësi shkaqet dhe jo ngjarjet. Çdo ngjarje që është në hetim, nuk është e lehtë të flitet por mund t’i drejtoheni Prokurorisë. Nuk mund të përgjigjem për raste të veçanta, ajo që bëmë ne është se në Drejtorinë e Policisë nuk kemi lënë asnjë dosje të vetme që ka mbetur aty për shkak dështimi nga ata që kishin drejtuar policinë e shtetit." theksoi Tahiri
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)