Shkon në 41 numri i viktimave/ 66 të infektuar! Riinfektohet spitali i Durrësit! Mbyllet qendra e fëmijëve me aftësi ndryshe, preket drejtoria e Policisë Elbasan, i infektuar edhe gardiani i Shënkollit! (VIDEO)

TIRANE-3 persona gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën duke çuar në 41 numrin e viktimave me koronavirus. Mëngjesin e sotëm Ministria e Shëndetësisë raportoi vdekjen e një pacient 67-vjeçar nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid-19, i cili vuante nga insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ndërsa gjatë pasdites së sotme kanë ndërruar jetën edhe 2 pacientë të tjera një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra.

Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër e Krujë.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuarit  të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive, 16 raste më shumë se dje, kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është: 32 në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.

Ministria e Shëndetësisë thekson se maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune dhe zyra shërbimesh.

Sipas saj, është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në që janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

"Nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara", shkruhet nga ministria.

Këshillohet që qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

"Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19",  deklaron ISHP.

COVID-19 – Statistika (18 Qershor 2020)
Testime totale                         21790

Raste pozitive                          1788

Raste të shëruara                    1086

Raste Aktive                             663

Humbje jete                              39 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 4, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   326

Durrës                  132

Shkodër               111

Vlorë                     42

Fier                        24

Elbasan                 9

Korçë                    7

Lezhë                    5

Kukës                    5

Gjirokastër            1

Berat                     1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:23
Florjan Binaj pozitiv me covid: Jam infektuar, do ju mungoj 2 javë

Aktori i humorit Florjan Binaj e ka konfirmuar lajmin se është infektuar me koronavirus. Ai thotë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma, ndërsa i vjen keq që për dy javë do t’i mungojë spektaklit të humorit.

"Jam aq pozitiv si tip sa që dola pozitiv edhe me covid-19. Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas një testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19. U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri në përfundim të karantinës. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janë të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Më vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat! Shëndet të gjithëve!", shkruan Binaj.

Ora 18:59
Punonjësi në drejtorinë e Policisë Elbasan del pozitiv me covid-19

Një punonjës i sallës operative në Drejtorinë e Policisë Elbasan ka dalë i infektuar me covid -19. Punonjësi i infektuar me koronavirus,  40 vjeç, është konfirmuar në orët e fundit dhe pritet që rasti i tij të deklarohet ditën e nesërme për 24 orët e ardhshme.

Ditën e sotme ishin 66 raste pozitive, duke treguar se shifrat ,mbeten ende të larta me infektimet në vend.

Ora 12:09
Stafi mjekësor i Vlorës preket nga COVID-i, infektohet mamia dhe punonjësja e qendrës shëndetësore në lagje

Në spitalin e Vlorës stafi mjekësor i prekur me Covid-19  ka ardhur si pasojë e infektimit të tyre në rreth familjar. Është konfirmuar me COVID-19 një mami dhe një 1 në qendër shëndetësore lagjeje. Në 47 mostra të marra dje  kanë rezultuar vetëm dy raste pozitive staf mjekësor. Të gjitha ambientet e tjera spitalit janë dezinfektuar dje si masë paraprake sigurie. Kujtojmë se ditën e djeshme ishte prekur nga COVID-i një sanitare që punonte në spital.

Ora 11:56
Infektohet me COVID gardiani i burgut të Shënkollit, dyshohet se e mori nga djali i ardhur nga Italia

Pas më shumë se 2 muajsh qetësi, koronavirusi eshte rikthyer sërish në Lezhë, ku gjatë 24 orëve është konfirmuar një gardian në burgun e Shënkollit që dyshohet se është infektuar nga djali i ardhur para disa kohësh nga Italia. Pas konfirmimit të infektimit të tij u janë marrë tamponet të gjithë personave të kontaktit. Sipas burimeve, ai ka qenë në punë deri para 3 ditesh, që nënkupton se mund të ketë infektuar edhe të tjerë.

Në testin e parë ai ka dalë negativ, por në testin e dytë doli pozitiv. Vala e parë e infeksionit COVID-19 në Lezhë ka prekur 14 persona, fatmirësisht të gjithë tani janë shendoshë e mirë. Me valën e dytë, numri i përgjithshëm të të infektuarve me COVID-19 në teritorin e Bashkisë Lezhë shkon në 17 persona. Para një jave dolën pozitiv me COVID-19 një grua së bashku me fëmijën e saj 7-vjeçare, e cila është infektuar në Pukë në një tubim familjar.

Ora 11:12
Spitali i Durrësit rikthehet në vatër infektimi, dy raste të reja me COVID, një burrë dhe komshija! Gruaja del negative

2 rastet e  reja me COVID-19 në qytetin e Durrësit kanë qenë të shtruar në spitalin e Durrësit. 4 rastet e tjera janë zinxhir i të infektuarve të mëparshëm, ku 3 janë në Durrës dhe 1 në Sukth. Në Durrës u bënë 13 tamponë dhe 6 pozitivë. Të infektuarit janë një burrë dhe një grua në moshë të tretë, komshinj mes tyre. Ndërsa bashkëshortja e burrit të infektuar pasi i është bërë tamponi ka rezultuar negative.

 

Ora 11:05
Shkodër/ 3 raste të reja me COVID, infektohet kaldaisti, punëtori i fasonerisë e një rast kontakti

Gjatë 24 orëve në qytetin e Shkodrës janë konfirmuar 3 raste pozitive me COVID-19. Të prekurit janë një person në fasoneri, një rast kontakti nga familjarët e mëparshëm dhe rasti i tretë është një kaldaist në Universitetin e Shkodrës.

Ora 11:02
Mbyllet qendra e fëmijëve me aftësi ndryshe në Elbasan, me COVID drejtuesja, juriste edhe tek 'Aleksandër Xhuvani'

 Personi i vetëm i infektuar me COVID-19 në Elbasan gjatë 24 orëve të fundit është një 42-vjeçare, drejtuese e qendrës për fëmijët me aftësi ndryshe si dhe juriste ne universitetin "Aleksandër Xhuvani".Qendra është mbyllur si dhe janë marrë tampontet e të gjithë stafit.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doku: 18/06/2020 13:48

    Shihet qarte se cfare mjeksije pisanjose kemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja