Bilanci i Prokurorisë për 2015
Fusha: Gjykata zbut dënimet 

Krimet ndaj pronës, personit dhe ato ndaj shtetit rezultojnë të jenë shtuar përgjatë vitit 2015 në qarkun e Tiranës. Këtë fakt e ka bërë publik kreyprokurori i Tiranës Petrit Fusha gjatë analizës vjetore të institucionit që ai drejton.

Referuar shifrave Fusha ka sqaruar se vitit 2015 janë hetuar rreth 12.600 procedime penale, 330 procedime më shumë se një viti 2014 me një total prej 6800 persona të pandehur dhe nën hetim.

Ndërsa kjo shifër rezulton të jetë e lartë përsa i përket mos fillimeve të hetiemve për 6000 kallëzime me argumentin e prokurorisë se mungojnë elementët e veprës penale.

Për hetimet e përfunduara përgjatë 365 ditëve sipas shifrave të bëra publike nga kryeprokurori i Tiranës rezulton se janë përfunduar gjykimet për 4395 procedime penale me 4944 të pandehur dhe për 2922 prej këtyre të pandehurve është kërkuar dënim me burg.

Packa këtyre shifrave një problem i këtij institucioni sipas analizës së zhvilluar me dyer të mbyllura mbetet mos zbardhja e autorëve për një sërë krimesh të rënda përfshi ajo e vrasjes së ish Bankierit Artan Santo apo grabitjes së mbi 8 milion eurove nga dy banka në Tiranë.

Përsa i përket politikës së dënimit kreu i akuzës së kryeqytetit ka fajësuar gjykatën e cila në mbi 900 raste ka dhënë dënime shumë më të ulta nga cka kanë kërkuar prokurorët.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Si të arrini planet në Vitin e Ri

Si të arrini planet në Vitin e Ri