Bilanci i protestës, Policia: 13 në
pranga, ja deputetët e dhunshëm
VIDEO/ Ja si e godet Noka policin
VIDEO/ Dëmtohet Leonard Olli i PD
Protestuesit i bie të fikët, Video

Bilanci i protestës, Policia: 13 në<br />pranga, ja deputetët e dhunshëm<br />VIDEO/ Ja si e godet Noka policin<br />VIDEO/ Dëmtohet Leonard Olli i PD<br />Protestuesit i bie të fikët, Video
Nga 30 të shoqëruarit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, 13 prej tyre u është komunikuar arrestimi në kushtet e flagrancës. Mes tyre është edhe kryetari i degës së PD në njësinë nr.5, Ndriçim Babasi, i cili u ndalua nga policia pak pas protestës te parku i liqenit.

Të arrestuarit e tjerë janë përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ndërsa bie në sy edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Grigels Muçollari. 

Gjithashtu, Policia evidenton edhe deputetët që kanë ushtruar veprime të dhunshme të cilët janë Edi Paloka, Flamur Noka, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Keltis Kruja, Gerd Bogdani dhe Gent Strazimiri. 
 
13 të arrestuarit
 
1.   Grigels Muçollari
2.   Indrit Hoxha
3.   Erjon  Dizdari
4.   Franci  Doka
5.   Gerald Metko
6.   Silvio Sheme
7.   Jurgen Kupi
8.   Soven Sheme
9.   Arlind Kajo
10.  Klejdi Kalaja
11.  Ndriçim Babasi
12.  Behar Hasa
13.  Tonin Kolthi
 
Personat janë arrestuar ne flagrance për veprat penale “Organizimi dhe në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundershtim I punonjësit që kryen një detyrë shteterore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262, 150, 235 dhe 274 të Kodit Penal.
 
Gjithashtu, policia thekson se nga dhuna e ushtruar nga protestuesit në këtë proteste pa leje, u dëmtuan dhe u dërguan për mjekin ne Spitalin Ushtarak 3 punonjëse të policisë Bashkiake, të cilat aktualisht vazhdojnë të marrin trajtim mjekësore. Punonjësit e Policisë Bashkiake që kanë marrë plagë në trup janë L. S, S. A dhe D. K.
 
Të ndaluarit u vizituan gjatë pasdites edhe nga kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili i bëri thirrje organeve të zbatojnë ligjin dhe të bëjnë drejtësi.
 
Njoftimi i Drejtorisë së Policisë të Tiranës
 
Sot me datë 28.03.2016, ora 11.00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një protest pa leje, tek Parku i Liqenit Artificial Tiranë, me qëllim prishjen e rrethimit dhe të objektit në ndërtim “Kënd lojërash për fëmijë” që po ndërtohet nga Bashkia Tiranë.
 
Strukturat e policisë së Drejtorisë Vendore Tiranë, kanë marrë dijeni për këtë protestë pa leje dhe morën masa për sigurimin e rendit e të qetësisë.
 
Pjesëmarrësit në këtë protestë u grumbulluan përpara hyrjes së kantierit në ndërtim, dhe rreth orës 11.30, një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe konkretisht:
Edi Paloka, Flamur Noka, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Keltis Kruja, Gerd Bogdani, Gent Strazimiri, shoqëruar nga protestues të tjerë, me veprime të dhunshme, tentuan dhe çanë me forcë kordonin e Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit të vendosur në mbështetje të Policisë Bashkiake, duke hyrë brenda rrethimit të kantierit në ndërtim të “Këndit të Lojërave për Fëmijë”.
 
Pjesa tjetër e protestuesve që ishin jashtë këtij rrethimi, vazhduan me veprime të dhunshme ndaj kordonit të policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit, duke kërkuar të bashkoheshin me pjesën e protestuesve dhe deputeteve që ndodheshin brenda rrethimit.
 
Nga dhuna e ushtruar nga protestuesit në këtë proteste pa leje, u dëmtuan dhe u dërguan për mjekin ne Spitalin Ushtarak 3 punonjëse të policisë Bashkiake, të cilat aktualisht vazhdojnë të marrin trajtim mjekësore:
 
1.   L. S.
2.   S. A.
3.   D. K.
 
Në lidhje me veprimet e dhunshme ndaj  personave që ushtruan forcë dhe dhunë fizike, ndaj punonjësve te policisë bashkiake dhe të policisë  Shtetit, nga specialistët e hetimit krimeve Komisariatit Nr 1 janë arrestuar ne flagrance  13 shtetas:
 
1.   Grigels Muçollari
2.   Indrit Hoxha
3.   Erjon  Dizdari
4.   Franci  Doka
5.   Gerald Metko
6.   Silvio Sheme
7.   Jurgen Kupi
8.   Soven Sheme
9.   Arlind Kajo
10.  Klejdi Kalaja
11.  Ndriçim Babasi
12.  Behar Hasa
13.  Tonin Kolthi
 
Personat jane arrestuar ne flagrance për veprat penale “Organizimi dhe në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundershtim I punonjësit që kryen një detyrë shteterore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262, 150, 235 dhe 274 të Kodit Penal.

Redaksia Online 
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!