Bilanci i SPAK, Imeraj: Transparencë për problematika të shoqërisë e për të nxjerrë në pah punën! Valteri: Dumani u tregua arrogant, i dobët në argument

Bilanci i SPAK, Imeraj: Transparencë për problematika të shoqërisë e për të nxjerrë në pah punën! Valteri: Dumani u tregua arrogant, i dobët në argument

SPAK publikoi sot raportin për vitin 2023, ku në një pjesë të tij, tregohet për krimin e organizuar, veçoritë e grupeve kriminale, si veprojnë dhe karakteristikat e vrasësve. Kreu i SPAK gjatë raportimit në KLP evidentoi edhe lidhjet e krijuara me përfaqësues të policisë me grupet kriminale.

Në Frontline në Report Tv, ish-prokurorja Elisabeta Imeraj analizoi raportimin e Dumanit duke thënë se disa detaje që tregoi shërbejnë edhe për të nxjerrë në pah punën që ka bërë.

“Ndoshta u është referuar atyre çështjeve në të cilat pas hetimit ka rezultuar që ka patur zyrtarë të inkriminuar të vendosur nën hetim. Nuk e di nëse ka pasur akuzë të drejtpërdrejt, se ndryshe çfarë e pengon që të veprojë. Prokuroria nuk tremb me deklarata. Sepse s’ka pse ta bëjë një gjë të tillë por ka qenë një sintezë e një pune disa vjeçare ku ka rezultuar dhe zyrtarë të përfshirë. Nuk e shoh si njëlloj dualizmi që këta luftojnë krimin kurse policia jo", tha ish prokurorja.

"Në raportimin vjetor prezantoi disa detaje për hir të transparencës me publikun në radhë të parë, sepse referoi detaje që kanë të bëjnë me problematika që shqetësojnë shoqërinë si mënyra e të vepruarit të krimit të organizuar, shtrirja e tij. Dha dhe disa detaje të shpalosjes së punës së prokurorisë. Janë disa problematika të tjera që kanë sjellë këtë situatën konkrete.  Edhe bërja publike lidhur me numrat e vënë nën hetim etj. janë disa detaje të cilat i shërbejnë Dumanit për të nxjerrë në pah se çfarë pune ka bërë kjo prokurori për shkak të pritshmërisë së madhe që ka për këtë prokurori”, shtoi Imeraj.

Një tjetër kërkesë e Dumani ishte që prokurorëve të SPAK t’u jepet e drejta e rikandidimit. Por Imeraj tha se kush ka kandiduar për t’u bërë pjesë e SPAK e ka ditur që mandati është i kufizuar.

“Kjo duhet parë në plan të gjerë. Në momentin që çdo kandidat ka prokuruar për tu bërë pjesë e SPAK ka ditur kushtet, ka një mandatim. Që nga momenti që ke konkurruar e ke ditur sa do të zgjasë kjo puna. Pasi u përzgjodhën s’mund të thonë a po na jepni dhe një mandat tjetër. Nuk duhej që në ligj të ishte parashikuar mandati 9 vjeçar. Ky reformimi që nuk besoj se kanë pasur një qëllim të keq por në vënien në zbatim kanë disa hallka që nuk kanë funksionuar”, tha më tej ajo.

Për ish deputetin Halit Valteri sot kreu i SPAK u tregua arrogant dhe i dobët në argumente.

“Dumani tregoi pak arrogancë gjatë raportimit, ankesa ankesa, nuk kemi këtë e atë. Ti i ke të gjitha të janë dhënë të gjitha dhe vetëm ankohet. Sot Dumani tregoi se ne nuk dëgjojmë askënd, nuk marrim për bazë askënd dhe në fund fare të flasë me shifra të thotë se duam të krijojmë një polici tjetër paralele. Sot ishte dobët dhe në arsyetim... njëherë në vit raporton të përgatitet si duhet”, shtoi ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj