Mbrojtja civile dhe spitalet e Gazës të drejtuara nga Hamasi pohojnë se sulmet ajrore izraelite, të ndodhura gjatë natës dhe mëngjesit para rivendosjes së armëpushimit, kanë vrarë më shumë se 100 persona në gjithë Rripin e Gazës, mes tyre disa fëmijë. “Të paktën 101 viktima janë dërguar në spital, përfshirë 35 fëmijë dhe disa gra e të moshuar, si pasojë e sulmeve izraelite brenda më pak se 12 orësh,” ka deklaruar Mahmud Bassal, zëdhënës i agjencisë që vepron si forcë shpëtimi nën autoritetin e Hamasit.
Sipas Times of Israel, bilanci është konfirmuar edhe nga një numërim i bërë nga agjencia AFP mbi raportet e personelit mjekësor të pesë spitaleve në Gaza. Burime mjekësore në Rripin e Gazës thonë se sulmet kanë pasur në shënjestër, ndër të tjera, kampin e refugjatëve Bureij në qendër të Gazës, lagjen Sabra në qytetin e Gazës dhe zonën e Khan Yunis.
Lajmi kryesor:
Gaza/ Të paktën 104 të vrarë nga sulmet e IDF, mes tyre 46 fëmijë! Trump: Izraeli ka të drejtë të reagojë









