Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, raporton se 79 vdekje dhe 228 plagosje të reja janë raportuar në spitalet e Gazës gjatë 24 orëve të fundit. Sipas deklaratës, shumë viktima janë ende nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje t'i arrijnë ato. Që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor 2023, numri i përgjithshëm i të vdekurve i ofruar nga ministria është rritur në 65,141 vdekje dhe 165,925 plagosje. Ministria gjithashtu u bën thirrje familjeve të të vdekurve dhe të zhdukurve të përfundojnë regjistrimin e informacionit të tyre personal përmes platformës zyrtare online.


Lajmi kryesor:

Izraeli sulme pranë spitaleve në Gaza, 83 të vrarë! SHBA: Veto projekt-rezolutës së OKB-së, nuk dënon Hamasin! IDF: U rrëzua një raketë nga Jemeni, mbyllet aeroporti i Tel Avivit