Raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës, Biba tek Ekonomia: Duhen dënime penale, gjobat i ‘faturohen’ konsumatorit! Ngritja e bordit të hidrokarbureve pamundësoi hetimin

“Gjobat nuk janë zgjidhje, duhen dënime penale!” Kështu u shpreh Denar Biba, Kreu i Autoritetit të Konkurencës, teksa raportoi tek Komisioni i Ekonomisë në Kuvend punën 1 vjeçare të institucionet që ai drejton.

“Teoricien të njohur duke argumentuar me fakte sjelljen e bizneseve të gjobitura thonë se kjo gjobë në kohë afatgjatë u mbivendoset qytetarëve dhe këshillojnë kalimin në penalitet, pra të vendoset burg, që t’i dhëmbi realisht! Duke qenë se gjobën ja faturojnë qytetarit, konsumatorit…”, tha Biba.

Shqetësimit të deputetëve për mungesën e kontrolleve në prokurimet publike, Biba u kujtoi se kuvendi ka ende në sirtarë amendimet ligjore të kërkuara nga Autoriteti i Konkurrencës që i japin akses këtij institucioni edhe te ky sektor.

Deputetja Jorida Tabaku u shpreh e shqetësuar për mungesën e reagimit të Autoritetit të Konkurrencës në lidhje me Tenderat pa Garë dhe konkurrimet fiktive në garat e hapura në fushën e prokurimeve publike. Ajo kërkoi të dinte nëse ka masa për këtë ndërsa Denar Biba sqaroi se nuk është në tagrin e Autoritetit të Konkurrencës.

“Për tregun e prokurimeve publike, është një treg ku operatorët në marrëveshje mes tyre konkurojnë për të mbushur vendin, pa dokumenta, me fondin limit? A ka masa për këtë?” – tha Tabaku.

“Nuk kemi akses. Kemi kërkuar amendime të ligjit. Ndodhen në kuvend. Uroj të merren në shqyrtim e të miratohen sa më shpejt për të patur akses dhe tek prokurimet publike” – tha Denar Biba.

Për tregun e hidrokarbureve, Biba sqaroi se ngritja e bordit të naftës nuk lejoi hetime të thelluara në këtë drejtim.

Ndërsa u fokusua në detaj në lidhje me tregun e karburanteve, Tabaku ngriti shqetësimin se ndryshe nga sa pretendon qeveria se Fiskalizimi ka përfshirë edhe sektorin e hidrokarbureve, e vërteta sipas Gjykatës Kushtetuese është se ky sektor nuk është i fiskalizuar.

Tregu hidrokarbureve i pa fiskalizuar, shqetësuese...”, tha Tabaku.

“Bordi unifikoi çmimet dhe nuk patëm kohën të mjaftueshme ta hetojmë sektorin”, tha Denar Biba.

Autoriteti i Konkurencës gjatë vitit 2022 ka marrë në total 99 vendime. Ka zhvilluar 15 monitorime dhe ndërmarrë 11 procedura hetimore. Gjatë vitit 2022 u vendosën 4 gjoba me vlerë totale 224 225 000 lekë. Në total u derdhën në buxhetin e shtetit deri në 31 dhjetor 2022, 26 milionë lekë të përfituara nga gjobat e prapambetura.  Thuajse në të gjitha rastet hetimore Autoriteti është përballur edhe me kallëzime në gjykatë. Nga 9 kallëzime 5 janë fituar, 4 ende në proces gjykimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
Braçe: S’ka konkurrencë për naftën kur ka 1 shitës e 1 blerës! Autoriteti të hetojë edhe për shërbimet spitalore private

 

Deputeti Erion Brace tha në Komisionin e Ekonomisë se nuk ka konkurrencë për naftën kur ka vetëm 1 shitës e një blerës. Ai kërkon që të ketë hetime për këtë çështje si dhe për tregun e shërbimeve spitalore private.

“E dini që tani ka një broker që blen naftën në bursë dhe e sjell në Shqipëri? Lihet në depozita pa çmim dhe çmimi del ditën kur del malli. A e kuptoni se s’ka konkurrencë kur ka 1 shitës. 1 blerës dhe 1 shitës. Si mund të ketë konkurrencë kur çmimi është ai që sjell brokeri dhe kjo s’ju ka rënë në sy fare? Hetoni e hetoni dhe këtë skemë nuk e cënon askush? A e kuptoni që kemi konkurrencë nga depozitë deri te pompa. Konkurrenca është kufizuar me 20% të tregut. E rëndësishme është ndjekja e tregjeve dhe atyre që blejnë.

Të fitosh aq shumë para e të vendosësh atë gjobën te tregu i drithit nuk është e rëndë. E fundit, sugjerimi që kam është për një treg të rritur jashtë mase, tregu i shërbimeve spitalore private. Është përqendruar përtej cdo limiti. Aq sa konkurrenca atje nuk ekziston më. Do ishte shumë e rëndësishme sa kohë që ka të bëjë me shëndetin, edhe ata që paguajnë atje hallexhinj janë. Njoh unë plot që i drejtohen privatit dhe pse janë thjesht bujq. Sa kohë që është treg kaq sensitiv meriton monitorim dhe hetim. Shkoni e shihni faturat  nga Covidi e do vini duart në kokë”, tha Braçe.

Ora 12:31
Braçe: Autoriteti i Konkurrencës të monitorojë tregjet e të zbulojë abuzimin! Bujqit po grabiten, domatja del me 40 lekë e shitet 120 lekë

 

Deputeti Erion Braçe foli në Komisionin e Ekonomisë për Autoritetin e Konkurrencës që thotë se duhet të reagojë për abuzimet që kryhen se prekin konsumatorët që paguajnë më shumë. Po ashtu shprehet se po goditen bujqit se tregu i imponon atë që e quan grabitje se domatja del me 40 lekë nga Myzeqeja e shitet me 120 lekë.

“Autoriteti i Konkurrencës pasi ka evidentuar abuzimin në tregun e frutave e perimeve, e ka gjobitur e ka vendosur disa detyra për ndërmarrjen përfshirë disa kontrata dhe pastaj aplikimin e një çmimi që reflekton kostot por edhe gjeografinë e çmimeve në atë territor. Çmimet që aplikoheshin atje ishin më të larta sesa çmimet në një qendër tregtare luksi që ishte vetëm 2 km më tutje. Patjetër i ka vënë detyrim vetes Autoriteti i Konkurrencës se nëse ndërmarrja nuk zbaton detyrimet të gjobitej me 5% të xhiros ditore. Pra shqetësimi që kishim se një hetim i ri apo monitorim, për mua më duket i paarsyeshëm sa kohë kemi pasur vendimin. Pasoja është ajo që shohim në treg dhe ka të dyja aspektet brenda, deformim të thellë të këtij tregu në të gjithë territorin e vendit.

Pra ky treg jua imponon dhe ai që ndodh është grabitje e mirëfilltë që i bëhet bujqve që domatja të dalë me 40 lekë nga Myzeqeja e të shitet me 120 lekë. Ju nuk përcaktoni çmime por kur e konstatoni se abuzon me pozitën dominuese, duhet të ndërhyni ju. Ne paguajmë njësoj si të gjithë të tjerët.  Siç po ndodh me këtë, po ndodh edhe me blegtorinë. Ky tregu blegtoral është edhe më i ngushtë se i frutave e perimeve. Dini gjë deklarimin e fabrikave që do rrisin çmimin e produktit final në tregje? Por e keni dëgjuar që do ulin çmimin e grumbullimit të çmimit nga bujqit. A është ky abuzim? Në të gjithë Myzeqenë 3 fabrika janë.

Këtu prodhohet shumë pak. Është shumë e qartë që sa kohë që inflacioni i importuar i produkteve që vijnë nga importi ka rënë, si nuk reflektohet në treg? Ju mendoni se ka kërkesë të shtuar për vaj? Unë mendoj që jo. Kështu është edhe oferta se u zëvendësua. Nuk të lë kapitalizmi boshllëk në treg. Ju e keni në dorë të monitoroni tregjet e të zbuloni abuzimin dhe marrëveshjet e ndaluara”, tha Braçe.

Ora 11:20
Tabaku tek ‘Ekonomia’: E paprecedentë që bizneset të ulen në tryezë me shtetin e të vendosin çmime për karburantet! Ka pasur konflikt interesi kreu i Autoritetit të Konkurrencës?

 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur një sërë çështjesh në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet për raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës duke e pyetur drejtuesin nëse ka pasur konflikt interesi nga hera e fundit që ka raportuar.

Për cmimet e karburanteve dhe Bordin e ngritur thotë se është e paprecedentë që bizneset të ulen në tryezë me shtetin e të vendosin çmime.

“Nga hera e fundit që keni raportuar, keni pasur ndonjë konflikt interesi? Operatorët në marrëveshje me njëri-tjetrin konkurrojnë për të mbushur vendin, konkurrojnë pa dokumenta, në rastin më të madh në fondin e tyre limit. Jam e interesuar për deklaratën për kapjen e shtetit me ligjbërje. Është akuzë e madhe për këtë mazhorancë. Presupozimi se në këtë parlament vijnë ligje të sponsorizuara nga biznese të caktuara është shqetësim që e kam ngritur vazhdimisht.

Për Bordin e Karburanteve, është e paprecedentë që bizneset të ulen në një tryezë me shtetin e të vendosin çmime. Nuk është në interes të qytetarëve. Unë ndjej shqetësim dhe keqardhje edhe për deklaratën e Ministres së Financave për fiskalizimin. Nëse vjen përfaqësuesi i shteti e na gënjen dhe nuk flet në të mirë të interesit publik. Si në tregun e karburanteve dhe ushqimeve, rritja e çmimeve ka qenë me dakordësi të shtetit dhe kompanive që kanë marrë pjesë e në dëm të interesit publik”, tha Tabaku.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 29/05/2023 14:40

    Denari eshte ai qe I bente presion Ledio Biankut te perkrshte qeverine...me pergjim bile...o zot

    Përgjigju
  • Sefer daja: 29/05/2023 14:38

    Ky Braçe ziu, që nuk ja fishkëlleu kush kur ish nr 2 i qeverisë, kërkon të bëjë populistin duke u marr me çmimet gjoja në mbrojtje te bujqërve! Nëse domatja shitet me 400 lek nga bujqit, ju siguroj që ky çmim është nga më të lartët e viteve të fundit!!! Nëse me pakicë ajo shitet me 1200 lek, tregon që nuk po vidhen prodhuesit, por po vidhemi ne, konsumatorët! Na mbro dhe ne nga "Gjermani" o të keqen o Braçe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi