Deputeti Erion Braçe foli në Komisionin e Ekonomisë për Autoritetin e Konkurrencës që thotë se duhet të reagojë për abuzimet që kryhen se prekin konsumatorët që paguajnë më shumë. Po ashtu shprehet se po goditen bujqit se tregu i imponon atë që e quan grabitje se domatja del me 40 lekë nga Myzeqeja e shitet me 120 lekë.
“Autoriteti i Konkurrencës pasi ka evidentuar abuzimin në tregun e frutave e perimeve, e ka gjobitur e ka vendosur disa detyra për ndërmarrjen përfshirë disa kontrata dhe pastaj aplikimin e një çmimi që reflekton kostot por edhe gjeografinë e çmimeve në atë territor. Çmimet që aplikoheshin atje ishin më të larta sesa çmimet në një qendër tregtare luksi që ishte vetëm 2 km më tutje. Patjetër i ka vënë detyrim vetes Autoriteti i Konkurrencës se nëse ndërmarrja nuk zbaton detyrimet të gjobitej me 5% të xhiros ditore. Pra shqetësimi që kishim se një hetim i ri apo monitorim, për mua më duket i paarsyeshëm sa kohë kemi pasur vendimin. Pasoja është ajo që shohim në treg dhe ka të dyja aspektet brenda, deformim të thellë të këtij tregu në të gjithë territorin e vendit.
Pra ky treg jua imponon dhe ai që ndodh është grabitje e mirëfilltë që i bëhet bujqve që domatja të dalë me 40 lekë nga Myzeqeja e të shitet me 120 lekë. Ju nuk përcaktoni çmime por kur e konstatoni se abuzon me pozitën dominuese, duhet të ndërhyni ju. Ne paguajmë njësoj si të gjithë të tjerët. Siç po ndodh me këtë, po ndodh edhe me blegtorinë. Ky tregu blegtoral është edhe më i ngushtë se i frutave e perimeve. Dini gjë deklarimin e fabrikave që do rrisin çmimin e produktit final në tregje? Por e keni dëgjuar që do ulin çmimin e grumbullimit të çmimit nga bujqit. A është ky abuzim? Në të gjithë Myzeqenë 3 fabrika janë.
Këtu prodhohet shumë pak. Është shumë e qartë që sa kohë që inflacioni i importuar i produkteve që vijnë nga importi ka rënë, si nuk reflektohet në treg? Ju mendoni se ka kërkesë të shtuar për vaj? Unë mendoj që jo. Kështu është edhe oferta se u zëvendësua. Nuk të lë kapitalizmi boshllëk në treg. Ju e keni në dorë të monitoroni tregjet e të zbuloni abuzimin dhe marrëveshjet e ndaluara”, tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës, Biba tek Ekonomia: Duhen dënime penale, gjobat i ‘faturohen’ konsumatorit! Ngritja e bordit të hidrokarbureve pamundësoi hetimin
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.5%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 478
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erdhën festat/ Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e subjekteve tregtare: Penalizim kush abuzon me çmimet
19 Dhjetor 2024, 15:45
-
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
6 Dhjetor 2024, 21:53
-
Abuzimi me çmimet në tregun e grumbullimit të fruta-perimeve, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar në 5 qarqe! Verifikim periudhës 2023-2024
7 Nëntor 2024, 11:57
-
U rrit çmimi i energjisë/ Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve tek furrat e bukës e pastiçerive
1 Nëntor 2024, 13:20
-
Preferohet importi i shtrenjtë nga Rusia e Ukraina, gruri vendas mbetet stok! 'Konkurrenca' pa hetim për sjelljen e kompanive: Blejnë jashtë për cilësi
14 Gusht 2024, 15:33
-
Grumbulluesit nën hetim, abuzuan me çmimet e fruta perimeve! Autoriteti i Konkurrencës: Në Tiranë u shtrenjtuan deri në 100%! Në Fier, Korçë, Berat, Elbasan deri në 50%
29 Korrik 2024, 13:48
-
Tabaku kritikon Autoritetin e konkurrencës: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për produkte dhe shërbime të cilësisë së dobët
20 Korrik 2024, 09:59
-
'Konkurrenca' ankohet për staf! Braçe 'kryqëzon' Denar Bibën: Je kot në detyrë! Do makina të shtrenjta të gjesh monopolin në tregjet abuzivë?!
19 Korrik 2024, 17:32
-
Qindra ton grurë mbetet stok në Maliq, shkak importi i grurit nga Serbia e Ukraina, fermerët drejt falimentit: Të ndërhyjë shteti!
6 Korrik 2024, 16:26
-
Menaxhon parkimin në Rinas, 'Konkurrenca' gjobit përsëri ‘Star Parking Albania’, me pronar oligarkun e miellit Haxhiymeri! Ka 100% të parkingut, abuzoi me çmimet
12 Qershor 2024, 19:08
-
A abuzojnë spitalet private me tarifat? Konkurrenca pas 1 viti ende pa përgjigje: Presim çmimet e rajonit që të nisim hetim
5 Qershor 2024, 17:53
-
Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave, nuk ka rritje të bashkërenduar çmimesh
23 Prill 2024, 07:36