10 kompani të importimit, përpunimit apo të prodhimit të naftës, mes tyre edhe 'Kastrati sha' janë kapur me shkelje gjatë kontrolleve të ushtruara në saj të aksionit anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin. Bilanci është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në lidhje me këto shkelje janë liruar nga detyra 5 doganierë mbikqyrës si dhe janë janë thirrur në komisionin disiplinor 9 doganierë të tjerë. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokutaj nga periudha kohore 2018- gusht 2019 janë kontrolluar 8 magazina të lira për karburantet me vendndodhje në Porto Romano, Lezhë dhe Vlorë, 4 magazina të lira për produktin Gaz i Lëngshëm Natyror me vendndodhje në Vlorë dhe PortoRomano si edhe 3 rafineritë e përpunimit të naftës bruto në Fier, Ballsh dhe Elbasan.
Si rezultat i këtij procesi kontrollesh kanë rezultuar mangësi nga gjendja e deklaruar te të gjithë operatorët që operojnë me karburant në magazinat e lira, 1 operator që operon me gazin natyral të lëngshëm dhe 1 rafineri prodhimi. Mes tyre është kapur me mangësi në karburant edhe kompania 'Kastrati Sha' që njihet edhe si një nga operatorët më të medhenj të karburantit në vendin tonë.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë kryeministri Rama i cili ka shkruar se lufta kundër informalitetit në sektorin e naftës nuk do të ndalet. Më konkretisht kompanitë me shkelje vijojnë si më poshtë:
-Eoyal Trade Company sha
-Porto Romano Oil sha
-Kastrati sha
-Genklaudis sha
-Europetrol sha
-Eroil sha
-Bolunmez petrol sha
-La Petrolifera Italo – Albanese sha
-Mare Oil Sh.A
-Tosk Energji Sha.
Në përfundim të kontrollit, për çdo operator që ka rezultuar me sasi të munguara janë llogaritur detyrimet doganore të munguara dhe janë aplikuar sanksionet përkatëse sipas Kodit Doganor dhe Ligjit për akcizat.
Ndër të tjera Gjokutaj ka thënë se në total, nga i gjithë procesi i kontrollit rezultuan diferenca për:
-752,015 litra karburant
dhe
-77,451 litra gaz.
Thënë ndryshe në total të ardhurat e fshehura dhe penalitetet për këto sasi janë rreth 129 mln lekë (1.06 mln euro).
Bazuare në mangësitë e evidentuara, perveç penalizimit të subjekteve, ka nisur procesi i verifikimit të përgjegjësive brenda administratës doganore. Aktualisht janë liruar nga detyra 5 doganierë mbikqyrës,janë thirrur në komisionin disiplinor 9 doganierë të tjerë.
Në fund Drejtori i Përgjithshëm i Doganave ka deklaruar se ky operacion nuk është vetëm për periudhën e verës por do të vijojë.
Pjesë nga deklarata e Gjokutaj:
"Siç premtuam pak ditë më parë, jam sot në këtë dalje publike, për të ndarë me ju rezultatet e kontrollit mbi të gjithë operatorët e sistemit me shumicë në vend që importojnë, tregtojnë apo prodhojnë karburante dhe gaz, të gatshëm për konsum. Në zbatim të planit operacional për kontrollin e produkteve energjetike, Departamenti i Analizave dhe Aposteriorit në DPD, ka kryer kontroll për: 8 magazina të lira për karburantet me vendndodhje në Porto Romano, Lezhë dhe Vlorë. 4 magazina të lira për produktin Gaz i Lëngshëm Natyror me vendndodhje në Vlorë dhe PortoRomano. Si edhe 3 rafineritë e përpunimit të naftës bruto në Fier, Ballsh dhe Elbasan. Jemi të ndërgjegjshëm që lufta ndaj informalitetit kërkon edhe analizimin dhe evidentimin e faktorëve të brendshëm që kanë ndikuar në zhvillimin e këtij fenomeni, si dhe marrjen e masave dhe nxjerrjen e përgjegjësive për cdo individ apo strukturë të institucionit. Përfitoj nga rasti të rikujoj që ky nuk është një aksion i kufizuar në kohë, por një Plan Operacional Veprimi i vazhdueshëm me objektiv të qartë: asnjë kompromis ndaj informalitetit dhe çdo operatori që do rezultojë me parregullsi. Synimi i vetëm është mbrojtja e biznesit të rregullt dhe e konsumatorëve, duke garantuar që barra fiskale ndahet në mënyrë të barabartë nga të gjithë bizneset dhe taksat e mbledhura shkojnë për shërbime dhe investime për qytetarët."
1 milion euro???!!!! Kaq pak?! Pff, si e pabesueshme te kete qene nje kontroll real...
PërgjigjuE shikoni more njerez sa dhe nga kush vidhet me shume?! Vetem nga cfare ka dale neper media ketu po numerohen miliona euro deme. Imagjinoni sa nuk jane zbuluar te tjera. Vec kesaj, imagjinoni sa gjera mund te permiresoheshin ne jeten e qytetareve shqiptare me keto para te vjedhura nga qelbaniket kapitaliste. Neve, njerezve te thjeshte nuk na mbetet gje tjeter vec t’i bejme nje mallkim ketyre qelbesirave, qe ato para i befshin ilace e spitale per vete dhe per femijet e tyre. Sigurisht qe nuk duhet mallkuar femija, por keta kane lene femije te tjere pa buke vetem per te patur ate qe nuk i takon. Shpresoj qe shteti te ndergjegjesohet e te filloje te denoje keta hajdute qe na kane lene ne kete gjendje ekonomike.
PërgjigjuMeruni me cilesine
Përgjigju