-
Nuk lëshonte kupon tatimor, mbyllet për herë të dytë 'Loli Pop' në Tiranë
Anti informaliteti mbyll për herë të dytë një Lolipop, një nga klubet më të frekuentuara në Tiranë, për shkak se nuk lëshonte kupon tatimor. Pas verifikimeve të kryera inspektorët tatimorë kanë konstatuar se ky klub fshihte fitimet duke kryer evazion fiskal.
7 Dhjetor 2019, 13:43 -
Elbasan/ Arrestohet biznesmeni i transportit urban, falsifikoi dokumentet duke u vjedhur ortakëve
Është arrestuar i shumë kërkuari, Agron Xibraku. Arrestimi i tij ka ardhur pas një hetimi 1 vjeçar, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe akuzohet për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim kompetencave”.
4 Dhjetor 2019, 19:21 -
Anti-informaliteti/ Tatimet kontrollojnë 355 biznese, me shkelje mbi 50 për qind
Gjatë 10-ditëshit të fundit të muajit tetor Administrata tatimore ushtroi 610 kontrolle në njësi të ndryshme të biznesit, nga zbuloi se 355 prej tyre ose më shumë se gjysma janë gjetur me shkelje. Sipas burimeve zyrtare, nga inspektimet u gjetën 50 subjekte të paregjistruara në organet tatimore.
2 Nëntor 2019, 07:51 -
Anti-informaliteti me dorë të hekurt/ Mbyllet Diamond Coffe Store! Braçe: Po rrënojnë veten
Në kuadër të aksionit anti-informalitet është mbyllur ditën e djeshme një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e 21 dhjetorit, Diamond Coffe Store. Lajmin e ka bërë të ditur zv. kryeministri Erion Braçe i cili ka thënë se gjithashtu janë mbyllur disa biznese edhe në zonën e Rinasit.
28 Tetor 2019, 20:43 -
Anti-informaliteti bllokon 298 ton karburant jashtë standardit në Finiq (VIDEO)
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, në bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, bllokuan një sasi prej 298 ton karburant, në një vendburim në Bashkinë Finiq, e cila ishte jashtë standardeve të tregtimit. Nga kontrolli i ushtruar në këtë vendburim u konstatua se mungonte vërtetimi teknik, si dhe u evidentuan probleme me cilësinë e produktit.
21 Tetor 2019, 12:30 -
Anti-informaliteti kontroll rreth 500 subjekteve në 5 ditë: 89 u kapën me shkelje! Mbyllen 2 biznese
Vazhdon aksioni anti-informalitet, pasi në vetëm 5 ditë janë konstatuar 89 subjekte në shkelje, nga 484 kontrolle të kryera. Shkeljet më të shumta janë për mungesë të pajisjeve fiskale, punonjës të padeklaruar dhe për mallra pa dokumentacion tatimor.
20 Tetor 2019, 16:38 -
Anti-informaliteti i vë drynin 'Iluminatium'/ Braçe: Zotëri pse nuk lëshon kupon kur restorantin e ke plot e përplot
Aksioni anti-informalitet mbyll 'Iluminatium' një nga restorantet më luksoze në afërsi të Tiranës. Zv. kryeministri Erion Braçe ka bërë të ditur lajmin teksa njofton se ky restorant u kap për herë të dytë pa dokumentuar transaksionet me kupon tatimor.
20 Tetor 2019, 07:48 -
Anti-informaliteti te Call Center dhe fasoneritë/ Tatimet: Mbi 13 mijë punonjës paguhen nën mesatare
Sektori i Call Center dhe i fasonerisë do të jenë në fokus të kontrolleve tatimore. Ky njoftim është bërë nga Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se analizat e riskut kanë identifikuar që shumë punonjës në këto sektorë nën paguhen dhe janë të padeklaruar.
18 Tetor 2019, 16:39 -
Anti-informaliteti bllokon për herë të dytë punishten e turshive dhe salcave në Shkodër, pronari në kërkim (VIDEO)
Pas indicieve është bërë kontrolli i ambienteve nga ku u zbulua se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, të cilat u bllokuan.
17 Tetor 2019, 15:33 -
Spiropali: Papunësia këtë vit shënoi nivelin më të ulët historik! Anti-informaliteti rriti të ardhurat (VIDEO)
Zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali ka deklaruar gjatë fjalës së saj në Kuvend se sipas Bankës Botërore papunësia në vend ka shënuar uljen më të madhe në nivel historik. Ajo deklaroi se edhe Reforma kundër informalitetit ndihmoi në rritjen e të ardhurave."Ne kemi detyr&a
17 Tetor 2019, 10:40 -
Anti-informaliteti/ Murrizi-ministres së Financave: Oligarkët i ke kontrolluar? (VIDEO)
Për Myslim Murrizin aplikacioni dixhital për denoncimet nuk është zgjidhje, pasi është administrata që duhet të bëjë kontrollet e bizneseve. "Unë do të ndërmarr një nismë ligjore për të larguar spiunët edhe nga Kuvendi, prandaj edhe nuk e shkarkoj aplikacionin, pasi prandaj keni punonjësit
9 Tetor 2019, 10:54 -
Anti-informaliteti/ Ministrja Denaj: Kontrolluam edhe 4 media, njëra po verifikohet ende (VIDEO)
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj gjatë interpelancës në Kuvend për informalitetin tha se janë kryer kontrolle edhe në katër media, një prej të cilave është në proces verifikimi. Ajo deklaroi se deri tani janë referuar 19 raste në prokurori për shkak të skemave të mashtrimit me TVSH.
9 Tetor 2019, 10:33 -
Anti-informaliteti/ Ibrahimaj në Report Tv: Sistemi i ri i fiskalizimit do të ulë koston e të bërit biznes
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj foli në studion e Report Tv për sistemin e fiskalizimit. Ajo tha se në këtë sistem kontrolli do të jetë shumë më efektiv se ai në terren."Të gjithë subjekte nga 1 janari do të operojnë me sistemin e ri. Për ne kontrolli nga zyra do të jetë shum&a
6 Shtator 2019, 20:47 -
Anti-informaliteti/ Ibrahimaj: Çdo inspektor tatimor në sitë! Këtë problematikë do ta bëjmë ZERO
Drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve tha nëpërmjet planit që ka ndërmarrë institucioni që ajo drejton do të kalohen në sitë jo vetëm bizneset por edhe punonjësit. Brahimaj u shpreh se denoncimet për punonjësit kanë ardhur edhe në aplikacionin stop-informalitetit."Nëpërmjet këtij p
6 Shtator 2019, 19:59 -
Anti-informaliteti/ Miliona lekë dëm shtetit me faturat TVSH, pranga 17 biznesmenëve të ndërtimit e policisë private, 2 në kërkim
Mes të arrestuarve në pranga kanë rënë edhe 7 biznesmenë të njohur në vend. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të arrestuarit kanë bërë miliona lekë dëm me faturat tatimore ndërsa po punohet për kapjen e disa të tjerëve që janë përfshirë në skemat e mashtrimit.
4 Shtator 2019, 21:47 -
Anti-informaliteti mbyll kantierin e pallatit shumëkatësh në Tiranë, Denaj: Në shtator në sitë firmat e ndërtimit
Pas korrikut në vijën bregdetare dhe gushtit te karburantet, aksioni anti-informalitet në shtator do të jetë i fokusuar te firmat e ndërtimit. Denaj mori pjesë në një inspektim nga Inspektorati i Punës te Rruga e Kosovarëve pranë Liqenit ku u bllokua një kantier ndërtimi. Ministrja kishte kritika edhe për inspektorët.
3 Shtator 2019, 22:32 -
Tiranë/ Zbulohet rrjeti i falsifikatorëve të biletave të transportit publik, në pranga Ibrahimi i 'Ferlutit' dhe këshilltari bashkiak (VIDEO)
Policia e Tiranës ka zbuluar një rrjet falsifikatorësh të biletave të transportit publik në Tiranë, ku në pranga kanë rënë emra të njohur. 4 bashkëpronarë të kompanive dhe 4 punonjës, përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t'i shmangeshin detyrimeve tatimore. Sekuestrohen 150 mijë bileta urbani në tentativë për tu asgjësuar. Nëse do të përdoreshin, biletat kapin vlerën 6 000 000 lekë të reja. Në pranga Ferdinand Ibrahimi i firmës "Ferlut", administrator i linjës së Unazës, Fatos Vrapi këshilltar bashkiak në Tiranë dhe gruaja e tij Albana Vrapi ortake. Në brendësi të lajmit, EMRAT e të gjithë të arrestuarve.
28 Gusht 2019, 11:41