Bilanci/ Rreth 100 milionë euro të sekuestruara nga Prokuroritë në 6 muajt e parë të vitit

Bilanci/ Rreth 100 milionë euro të sekuestruara nga Prokuroritë në 6 muajt e parë të vitit

Në gjashtë muajt e parë të vitit nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në të gjithë vendin kanë sekuestruar rreth 100 milionë euro.

Vetëm gjatë muajt qershor Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi 50 milionë euro pasuri të disa subjekteve tregtare për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’.

Gjithashtu sekuestroi edhe 10 milionë euro pasuri në llogari bankare në kuadër të hetimeve të skemës së mashtrimit të kredidhënies, administratorëve të subjekteve financiare.

Ndërsa prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në Fier e Vlorë kanë realizuar sekuestrime me vlera monetare nga 2 deri në 35 milionë euro.

Prokuroria e Durrësit, Elbasanit, Sarandës, Lezhës, Gjirokastrës dhe Korçës kanë sekuestruar pasuri të tjera të patundshme si prona, makina dhe objekte të ndryshme tregtare.

 

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës