‘Bilbilat’ shqiptarë i japin ‘një dorë’ Italisë, i sjellin fat në Konia! Axurrët fitojnë me Turqinë me përmbysje

‘Bilbilat’ shqiptarë i japin ‘një dorë’ Italisë, i sjellin fat në Konia! Axurrët fitojnë me Turqinë me përmbysje

Enea Jorgji, arbitri i kampionatit shqiptar të futbollit ka ndarë drejtësinë në miqësoren e mbremshme mes Turqisë dhe Italisë, e cila ka përfunduar me shifrat 2-3 për miqtë.

“Bilbilat” shqiptarë i kanë sjellë fat axurrëve, të cilët kanë përmbysur turqit dhe janë rizgjuar pas atij eliminimi të papritur nga Maqedonia e Veriut.

Turqia gjen shpejt avantazhin, me Xhengiz Ynder që përshëndet rrjetën që në minutën e 4-t. Ekipi i Mançinit kundërpërgjigjet po gjatë pjesës së parë të takimit, ku me dy gola në minutat e 35 dhe 39 përmbys rezultatin. Golat mbajnë autorësinë e Kristantes dhe Raspadorit. Ky i fundit do të porovnte sërish shijen e golit në pjesën e dytë, kur në minutën e 69 ndëshkon turqit për herë të tretë. Dursun ngushton shifrat në 2-3 në minutën e 83-të, por fati i kësaj përballjeje ishte vulosur tashmë.

Ndërkohë Enea Jorgji është kursyer me kartonat gjatë 90 minutave, pasi e ka futur vetëm dy herë dorën në xhep në Konia. Arbitri shqiptar ka ndëshkuar Nikolo Zaniolon në minutën shtesë të pjesës së parë, si dhe Mert Myldyrin në minutën e 86.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!