Militantët e ISIS-it mund të kenë përdorur predha me gaz klorin në një sulm kundër forcave kurde në veri të Irakut, njoftoi sot gazeta më e shitur gjermane "Bild", që citonte një raport konfidencial të ushtrisë gjermane.
"Këto predha u përdorën dje në një sulm pranë Makhmurit, ku jetojnë së bashku arabë dhe kurdë duke plagosur 60 luftëtarë kurdë", tha gazeta.
Një njësi e shërbimit sekret gjerman e ka marrë informacionin për sulmin nga një takim me liderët tribalë.
Rreth 88 ushtarakë gjermanë ishin vetëm 60 kilometra larg qytetit kurd të Erbilit në kohën e sulmit nga ana e ISIS-it.
Ata po trajnojnë luftëtarët kurdë peshmerga dhe jazidi kundër ISIS-it duke përdorur armë gjermane.
Gjatë javëve të kaluara, ka patur disa njoftime të pakonfirmuara sipas të cilave militantët e ISIS-it kanë përdorur armë kimike në Irak.
"Bild" tha se njoftimet e ushtrisë u ishin dërguar zyrtarëve të lartë gjermanë në Berlin.
/Shqiptarja.com