Pothuajse një në dy gjermanë do të bojkotonin Kupën e Botës të këtij viti, nëse Donald Trump do të vazhdonte kërcënimet e tij për të aneksuar Groenlandën.

Ky është rezultati i një sondazhi të Institutit INSA për gazetën “Bild”.

47 për qind e të anketuarve do të mbështesnin një bojkot të Kupës së Botës të këtij viti nëse Donald Trump vazhdon me aneksimin e Groenlandës.

Pikëpamja e kundërt shprehet nga 35% dhe 18% janë të pavendosur.

Kohët e fundit, politikani i Partisë Kristiane Demokratike, Jürgen Hardt, madje përmendi anulimin e mundshëm të eventit, “si mjet i fundit për ta bërë Presidentin Trump të vijë në vete për çështjen e Grenlandës”.