'Bild': Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali

'Bild': Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali

Kjo ishte një deklaratë e qartë nga shefi! Dhe sërish kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk i rezistoi dot një goditjeje ndaj Rusisë.., shkruan në një artikull Karen Von Guttenberg të botuar në të përditshmen gjermane “Bild”.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dje në Nju Jork, pati ankesa nga ambasadori rus në OKB, Wasili Nebensja që në fillim të samitit.

Atij nuk i pëlqeu fakti që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte i pari që foli pas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, njësoj si vitin e kaluar.

Kjo, sipas mendimit të tij, do ta kthente seancën në një “stand-up show”, një ironi, për karrierën e mëparshme të Zelensky si komedian. Dhe gjithashtu, kjo do të dëmtonte imazhin e kreut aktual të OKB-së…

Por, Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë dhe aktualisht kryetar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk u acarua nga kjo.

Ai i bëri një goditje tjetër Rusisë me qetësi dhe vendosmëri: “Dëshiroj të siguroj kolegët rusë këtu dhe të gjithë të tjerët, se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare, por një vazhdimësi e një praktike të gjatë dhe të vendosur që përputhet plotësisht me rregulloret e OKB-së”.

Edi Rama njihet si mendjemprehtë dhe me humor, siç e demonstroi së fundmi me një shaka të keqe ndaj Putinit, në një konferencë ndërkombëtare.

Edhe kësaj radhe, nga dhoma u dëgjuan të qeshura dhe nënqeshje, përpara se kreu i qeverisë shqiptare të mbyllte me besim dhe gjakftohtësi tërbimin e Wasili Nebensja me një fjali: “Ka një zgjidhje për këtë, nëse jeni dakord: ju jepini fund luftës dhe presidenti Zelensky nuk do të flasë. Kaq e thjeshtë është…”.

Organi më i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara u takua në samitin vjetor të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht luftës brutale të agresionit kundër Ukrainës, Rusia ka ende të drejtën e vetos./Ata.gov.al.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën