TIRANE- Vendimi për të rritur ose jo çmimin e biletës së transportit publik ka sjellë përplasje mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo e fundit ka kundërshtuar qysh në fillim ndryshimin e çmimit me tendencë rritjeje, ndërsa i ka propozuar qeverisë edhe disa alternativa të cilat si zgjidhje kishin subvencionimin në mënyrë që xhepat e qytetarëve të mos rëndoheshin. Me anë të një letre, kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka kërkuar ministrisë së Transporteve të bëhet ulja e TVSH për shërbimin e transportit publik, të ketë subvencionimin operativ të shërbimit nëpërmjet grandeve të kushtëzuara ndaj qeverisjes vendore.
Po kështu në tjetër pikë të ishte edhe subvencionimi social për kategoritë që sipas ligjit përfitojnë transport publik falas si dhe heqje të akcizës së naftës për transportin urban qytetas. Por, Ministria e Transporteve nuk diskutoi asnjë prej këtyre alternativave, por përgatiti një draft vendim i cili parashikonte që çmimi i biletës të shkonte 50 lek dhe ai i aboneve 2400 lekë të reja, çmime të cilat nuk u mirëpritën nga qytetarët. E ndërsa, bashkia i ka kërkuar sërish qeverisë që të mos marrë këtë vendim, por të gjejë të tjera zgjidhje alternative si ajo e prodhimit të biletave elektronike që ndalojnë abuzimin apo vendosjen e biletave shumë përdorimshe, siç mund të jenë 1 ditore, 1 javore, bileta për fundjavën.
Por, Ministria e Transporteve ka suprizuar pe përgjigjen e saj kundrejt Bashkisë së Tiranës ku theksonte se po përgatiten amendimet e përkatëse ligjore për transferimin e të drejtës së përcaktimit të çmimit të biletave të transportit urban tek autoritetet e pushtetit vendor dhe do t’i dërgojë këto amendime ligjore për miratim në Parlament javën e ardhshme. “Duke respektuar përgjegjësitë e pushtetit vendor për administrimin e transportit qytetas, duke marrë parasysh natyrën vendore të tarifave dhe kostove të këtij shërbimi ndaj qytetareve, si dhe duke vlerësuar e mbështetur frymën dhe të drejtat reale të autonomisë vendore, Qeveria do të përgatisë amendimet përkatëse ligjore për transferimin e të drejtës së përcaktimit të çmimit të biletave të transportit urban autoriteteve të pushtetit vendor” thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Transporteve.
Por për këtë vendim të marrë nga qeveria që ndryshimi i çmimit të biletës te merret nga pushteti vendor, bashkia e Tiranës e ka cilësuar si heqje të përgjegjësisë nga vetja. ndërsa thekson se është kundër rritjes së çmimit dhe jo se kush institucion do ta marrë këtë vendim. “Edhe njëherë i bëjmë me dije publikut dhe qeverisë se problemi nuk është tek çmimi i biletës. Qëndrimi i Bashkisë së Tiranës është i qartë dhe i prerë, kundër rritjes së çmimit të biletës.
Nuk është zgjidhje rëndimi i xhepave të qytetarëve në këto kohë të vështira me çmimin e rritur të transportit urban” thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë. Ndërkohë që nuk harron të sugjerojë zgjidhjet e mundshme që kanë të bëjnë me uljen apo eliminimin e TVSH-së për shërbimin e transportit publik dhe eliminimi i akcizës së naftës për transportin urban qytetas.
Shkrimi u publikua sot (07.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com