Biletat drejt Jugut
më të shtrenjta nga e hëna

TIRANE - Furgonat dhe autobusët e linjave të Jugut kanë vendosur të shtrenjtojnë biletat. Subjektet që operojnë me linja ndërqytetëse nga Tirana drejt Fierit, Vlorës, Tepelenës e Sarandës ankohen se ju ka rënë klientela dhe, ndërkohë, kanë tre vjet që nuk e ndryshojnë çmimin, ndërsa kostoja është rritur ndjeshëm.

Furgonat e Jugut deklaruan se më datën 12 mars do të rrisin çmimin e biletës. Kështu, për të shkuar nga Tirana në Vlorë deri tani paguhej 500 lekë me autobus dhe 600 lekë me furgon, ndërsa nga dita e hënë çmimi i udhëtimit do të shkojë 700 lekë. Po kështu edhe biletat e furgonëve të tjerë për në Fier, Berat, etj do të rriten me 100 lekë.

Autobusët edhe furgonat për linjat e Veriut e Verilindjes do të mbajnë ende të njejtin çmim. Nuk parashikohet të ketë ndryshim edhe në linjat e juglindjes. Kostoja e rritur e transportit rrugor ka të bëjë me rritjen e çmimit të karburantit, ku ndikon shtrenjtimi i naftës në bursa, por edhe rritja e akcizës me 7 lekë për litër, masë e marrë për të diversifikuar taksën vjetore të automjeteve dhe atë doganore.

Pak kohë më parë, kanë qenë linjat urbane të Tiranës, që kanë ngritur zërin për një rritje të çmimit të biletës, duke tentuar, madje, disa herë, në linja të veçanta, të imponojnë biletën 50-lekëshe, në vend të çmimit aktual, që është 30 lekë. Por kjo rritje nuk mund të bëhet pa një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?