TIRANE-Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas formulës së FSHF-së për tifozët, që duan të shohin kombëtaren përballë Francës të blejnë biletat edhe për përballjen me Andorrën.

Duke ironizuar FSHF-në për detyrimin që u bëjnë tifozëve, Braçe u thotë se futbolli për ata (drejtuesit e FSHF-së) s’është për hallexhinj.

A i bletë biletat për Francës? “Me të futme” apo si? Mos harroni, për ata “futbolli s’është për hallexhinj”!,”-shkruan Braçe.

Takimi Shqipëri-Francë luhet më datë 17 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”, i cili do të inaugurohet në këtë sfidë.