‘Është me të futur’, tifozët dy orë në radhë për biletën e Shqipëri-Francë: Me detyrim edhe Andora

Prej të premtes pasdite kanë filluar të shiten biletat e ndeshjes inauguruese të stadiumit Arena Kombëtare mes Shqipërisë dhe Francës. Por sot për të blerë një të tillë tifozët sportdashësit duhet të presin të paktën dy orë. Ky është shqetësimi i parë, ndërsa i dyti është akoma  edhe më alarmant. FSHF ka menduar se kushdo që dëshiron të shohë Shqipëri-Francë duhet të blejë edhe biletën e Shqipëri-Andorë, e cila luhet në Elbasan Arena dhe sipas federatës ka shumë pak interes.

Tifozi 1: “Më ka ikur zari, nuk mund të them asgjë. Më skandal se kaq nuk ka ku shkon më."

Tifozi 2: “Nuk e kuptoj që sot edhe për ndeshje futbolli duhet të mbash rradhë. Shqiptarët qenkan mësuar vetëm të rrinë në radhë. Çështja tjetër që është më shhqetësuesja dhe më absurdja është se të shohësh Shqipëri-Francë je I detyruar të shohësh edhe Shqipëri-Andorë. Si mund t’I shohësh të dy ndeshjet kur s’ka lek. Është e vërtetë ajo që tha zyrtari i FSHF-së që futbolli nuk qenka për hallexhinjtë."

Tifozi 3: "Unë kam dy orë këtu në radhë. Nuk është pak. Për t’i marë biletat nuk duhet mjet identifikimi. Është me detyrim për të blerë edhe biletën e ndeshjes me Andorën, është pak me të future.”

Çmimet për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Francë variojnë nga 1.500 lekë, 2.000 lekë, 3.000 lekë, 4.000 lekë dhe 5.000 lekë. Ndërkohë kampania ndërtuese e Arenës Kombëtare është në garë me kohën për ta bërë gati më 17 nëntor, kur luhet edhe ndeshja me Francën. Së fundmi u shty me një javë ndeshja testuese mes Apolonisë dhe Vllaznisë për femra e programuar të dielën më 3 nëntor.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maverick: 03/11/2019 01:18

    BOJKOT!!! DERRAT e FSHF, kete pergjigje duhet te marrin.

    Përgjigju
  • PEJE-GJAKOVE: 02/11/2019 19:18

    Cmimet e biletave ne Tirane me te lartat ne bote-shume e thjeshte bojkotoni ndeshjen dhe FSHF detyrohen te ulin cmimet.

    Përgjigju
  • redi: 02/11/2019 16:53

    Turp per sportin kombetar .Me cte drejte FSHF imponon tifozet per te blere biletat e ndeshjes me Francen duhet te blesh dhe ate me Andoren ? Ky eshte skandal i papare ne Bote.Ja pse FSHF vepron si shpk e Dukes.Sporti eshte i lire, dhe ky veprim duhet te shoqerohet me abandonim te dy ndeshjeve

    Përgjigju
  • Hahaha Rroftë 5G: 02/11/2019 15:01

    Hahahahahaha të na rrojë 5G viti 2019 shiten biletat me Rradhë...

    Përgjigju
  • Tifozi Kuq e Zi: 02/11/2019 14:24

    Nuk kane te ngopur hajdutet Armando Duka dhe Arben Dervishi duan sa me shume para.

    Përgjigju
    • Sy gerdoqe: 02/11/2019 17:46

      O Edi Rama beji nje veting atij Arben Dervishit, . Ti je vete KCK e flet per gjykates e prokurore. Por dije sate te rreshqase kemba, 7 pashe do te fusin

  • Agjenti: 02/11/2019 14:08

    Bojkotoni ndeshjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja