BILISHT - Një tentativë vjedhje ndaj zyrave të OSHEE-së, por pa sukses. Ngjarja ka ndodhur në Bilisht mbrëmjen e djeshme.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se autorët kanë mundur të hyjnë në zyrat e OSHEE, por për arsye ende të paqarta nuk kanë arritur të marrin gjë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka shoqëruar në komisariat tre persona të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjen. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)