Bill Iffrig i cili ishte i pari, që ra në tokë pak metra se të shkelte vijën e finish-it, nga shpërthimi i njërit prej bombave, është shndërruar në simbolin e tragjedisë së Bostonit.

78-vjeçari për të cilin ishte hera e tretë, që merrte pjesë në Maratonën më të famshme në botë, u regjistrua nga shumë kamera teksa u rrëzua në tokë, i rrethuar nga tre agjentë të sigurisë pak sekonda pas shpërthimit.

Alteti me flokë të bardhë cilësuar si ikona e tragjedisë së Bostonit u shpreh për CCN-in se gjithçka ndodhi jo shumë larg tij dhe se ndjeu një goditje të tmerrshme.

“Nga shpërthimi ndjeva këputjen e gjunjëve dhe rashë përdhè”, - tha simboli i kësaj ngjarjeje të hidhur.

Ai tha se ishte në gjendje koshiente dhe “për një moment mendova se kisha mbërritur tek momenti i fundit”.

“Edhe pse më ofruan ndihmë unë me gjithë forcat e mija arrita të prek vijën e finish-it me këmbët e mia”, tha 78 vjeçari guximtar.

Billi, ishte një ndër të paktët prej vrapuesve të moshës së tij, që ka përfunduar katër maratona në kategorinë nga 75 në 79 vjeç.

Megjithëse me një gju të dëmtuar, Bill arriti të shkelte finish-in e maratonës së Bostonit, një eveniment që nuk do të harrohet lehtë për të.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)