MALESI E MADHE- Malësia e Madhe zë vendin e parë për sasinë e kultivimit dhe grumbullimit të bimëve medicinale, kjo edhe për shkak të traditës së banorëve të  kësaj zone.
 
Nëse vitin e kaluar janë eksportuar 5 mijë ton bimë medicinave, këtë vit pritet të eksportohen 6 mijë tonë, ndërsa pritet të rritet edhe sipërfaqja e tokës së kultivuar me bimë medicinale.
 
Këto bimë përcaktojnë një pjesë të fatit jo vetëm të banorëve të zonës, por edhe më tej. Sherebela dhe Livando përbejnë biznesin kryesor në Malësinë e Madhe.
 
Kultivimi dhe rritja e bimëve medicinale kërkon përkushtim për të pasur sukses më vonë dhe garanci në jetëgjatësinë e saj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)