Bimët mjekësore, sektori i pashfrytëzuar ekonomik! Shqipëria furnizon SHBA-në me sherbelë (VIDEO)

Bimët medicinale “Made in Albania” zënë një vend të rëndësishëm në eksportet shqiptare drejt tregjeve të huaja, e më së shumti në tregun amerikan dhe atë gjerman. Në 10 muajit e parë të këtij viti sipas shifrave të Ministrisë së Bujqësisë eksportet e bimëve mjekësore janë rritur me 5.21% krahasuar me 2018.

Për Report TV Xhavit Hysenaj ekspert i bimëve mjekësore shprehet se rreth 60-70% e sherbelës në SHBA eksportohet nga Shqipëria.

“Kryeson Evropa kryesisht Gjermania, është SHBA ku kemi një eksport kryesisht të sherbelës, ku vitin e kaluara përmbante rreth 69% të gjitha importeve të SHBA-së” tha eksperti i bimëve mjekësore Xhavit Hysenaj.

Pavarësisht këtyre shifrave Hysenaj shprehet se viti 2019 nuk ishte pozitiv për eksportet, për dy arsye kryesore.

“Këtë vit ka pasur një problem që nuk ka ecur me ritmet e viteve të kaluara. Në vitin 2019 u ndërpre totalisht mbështetja e qeverisë kjo pati impaktet e veta dhe do të ketë impakt edhe në të ardhmen. Përveç se nuk ka pasur investime, ka pasur një pengesë të theksuar veçanërisht në marrjen e lejes së vjeljes nga Bashkitë” u shpreh Hysenaj.

Sipas tij mungesa e investimeve ka bërë që kjo industri fitimprurëse të mos shfrytëzohet sa duhet, duke mundur të eksportojnë vetëm 12 mijë ton, nga 120 mijë që është kapaciteti.

Në kemi një kapacitet prej 12 mijë tonë bimë eksporte por realisht kapaciteti i prodhimit në Shqipëri kalon 120 mijë tonë bimë. Sjell 45 milionë dollar në vit por mundësitë janë për të sjellë 120 milionë dollarë në buxhet” shprehet Hysenaj.

1577796112_Screenshot3.jpg

Sektori i bimëve mjekësore është i shtrirë në të gjithë vendin dhe punëson gjatë verës rreth 45 mijë persona. 

“Nëse do të marrim Shkodrën ajo shquhet për sherbelën e famshme, nëse do të marrim Gramshin shquhet për livandën, nëse marrim Delvinën është për rigonin, Lumi i Vlorës është për trumzën. Në veri më shumë është dëllinja kuqe, dëllinjë e zezë është boronica”, thotë Hysenaj.

Sfidë për këtë industri janë edhe pajisja me makineritë e teknologjisë së fundit për të kryer grumbullimin dhe paketimin e bimëve.

1577796127_Screenshot2.jpg

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veliu: 03/01/2020 00:56

    Te rritet prodhimi i sherebeles,,geshtenjes,arrave,bajameve dhe lajthise,,,per eksport,,falenderojme bujqit tane te mrekullueshem per punen e tyre,,mos te harrohet dhe prodhimi i veres dhe rakise,,po ashtu te shtohen ha me agrume dhe grure...jemi vend i perkryer per agrume...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja