Eksportet ‘Made in Albania’ në rritje, 647 mln euro në janar-shkurt! Por importet bien me 4.7%, manifaktura nuk ngre kokë

Po shiten më shumë produkte shqiptare në tregjet e huaja gjatë këtij viti. INSTAT thotë se në dy muajt e parë të këtij viti janë eksportuar jashtë vendit produkte me vlerë 647 milionë euro nga rreth 620 milionë euro që ishte vlera e eksporteve vjet në këtë periudhë.

Energjia elektrike dhe grupi i produkteve ushqimore duket se po mbajnë në këmbë eksportet, duke patur kontributin kryesor në rritjen e vlerës së mallrave të shitura jashtë vendit. Në këtë dymujor kemi shitur 190 milionë euro lëndë djegëse dhe 81 milionë euro ushqime, pije dhe duhan.

Nga ana tjetër nuk ‘ngre kokë’ manifaktura, që jo vetëm që nuk po arrin të dalë nga kriza, por shifrat e INSTAT tregojnë se humbjet po i shtohen. Në janar e shkurt kjo industri ka shitur jashtë vendit 175 milionë euro nga 185 milionë euro që ishte vlera në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Fasoneria është një nga sektorët më të goditur nga zhvlerësimi i valutave, pasi i kanë kontratat në euro, dhe për pasojë fitimet e tyre janë në ulje të fortë në raport me vitet e mëparshme. Në këtë dymujor në rënie janë edhe eksportet e materialeve të ndërtimit, produkteve kimike dhe plastike.

Ndërsa sa i takon importeve, në këto dy muaj vendi ka blerë nga jashtë 127 milionë euro, në rënie krahasuar me vjet kur në të njëjtën periudhë u blenë 134 milionë euro. Ndikimin më të madh negativ në uljen e importit e ka dhënë grupi i makinerive, pjesëve të këmbimit me -5,6%, ndjekur nga materialet e ndërtimit me -1.3%.

Deficiti tregtar në muajit e parë të vitit ka rezultuar 630 milionë euro, në rënie me 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024 thotë INSTAT.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Shfaqje premierë’ te Teatri i Kukullave, ‘Një letër për stinët’ tek Metropoli

Aktivitetet kulturore/ ‘Shfaqje premierë’ te Teatri i Kukullave, ‘Një letër për stinët’ tek Metropoli