Bindet edhe Zeqaj, heq dorë 
​nga rikandidimi për Bashkinë Fie

Bindet edhe Zeqaj, heq dorë <br />​nga rikandidimi për Bashkinë Fie
Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj është i dyti vendor pas Artan Shkëmbit të Pogradecit, që nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 21 qershorit. Megjithatë ndryshe nga zgjedhja e Shkëmbit, Zeqaj është zotuar dje se nuk do ta lërë në mes mandatin e tij duke qëndruar deri në fund si kryetar i Bashkisë së Fierit. “Unë nuk kam parasysh modele, por kandidimi nuk është aspirata ime. Unë fola për programin për aspiratat dhe nuk është as projekt as inspiratë e imja.

Projektet e mia sapo i theksova për deri në qershor”, sqaroi dje për mediat kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj. Gjithashtu Zeqaj, njoftoi dje se brenda një periudhe 6 mujore do të përfundojë të gjitha projektet duke justifikuar në këtë mënyrë edhe qëndrimin e tij deri në fund të mandatit që ka marrë deri në 21 qershor. ”Do punojmë me dy plane në këtë 6 mujor. Në një plan integrojmë Fierin bashkë me komunat si një qytet tashmë të madh dhe në planin tjetër e integrojmë Fierin në rajon”, deklaroi Zeqaj.

Deklarata e kreut të Bashkisë së Fierit, vjen pak ditë pas dorëheqjes publike që bëri krybashkiaku i Pogradecit Artan Shkëmbi dhe bie në kundërshtim me një qëndrim të mëparshëm të vetë Zeqajt se do të rikandidonte për Fierin. Zeqaj bën pjesë në listën e kryebashkiakëve me mbi dy mandate, të cilët sipas burimeve pranë selisë rozë kanë marrë një urdhër për të mos rikandiduar dhe për të mos qenë pjesë e garës në 21 qershor. Gjithashtu Zeqaj, është pjesë e kryebashkiakëve të kallëzuar njësoj si kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, i Gjirokastrës Flamur Bime, i Peshkopisë Ilir Krosi.

Zgjedhjet
Negociatat mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta për ndarjen e kandidatëve për bashkitë më të mëdha në vend kanë bërë pjesë të diskutimeve edhe bashkinë e Fierit. Tashmë që negociatat po shkojnë drejt fundit dhe kryetarët e mazhorancës po bëjnë gati publikimin e emrave, Fieri duket se është vendosur t’i kalojë për të kandiduar një të zgjedhuri nga LSI.

Emri më i përfolur që përflitet për bashkinë e Fierit nga e majta është emri i deputetit të LSI-së, Robert Bitri. Sipas strukturave të majta në këtë qytet, vendimi për kandidatin do të jetë i Ramës dhe i Metës por koalicioni do të vijojë të ruaj rezultatet pozitive të mazhorancës.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk