Pas barazimit 0:0 dy ditë më parë me Moldavinë në "Elbasan Arena", në ndeshjen e dytë të luajtur këtë herë në "Selman Stermasi" kuqezinjë e vegjël të drejtuar nga Alban Bushi, kanë arritur të fitojnë ndaj të njëjtit kundërshtar me rezultatin 2:0. 

Skemat e Bushit këtë herë sollën rezultatin e duhur që duket se kënaq si lojtarët ashtu edhe pankinën drejtuese. 

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 1-0 me gol të Kristian Abazajt.

Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë Bytyqi që ka shënuar sërish për kuqezinjtë dhe golin e fundit të ndeshjes. Rezultati nuk ndryshon deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit.