Bindja Demokratike prezanton kandidatët në Shkodër, kryesuesi i listës Tonin Uldedaj! Patozi: Ne jemi risia, partitë e vjetra nuk sjellin më asgjë

Teksa e gjithë vëmendja ndodhet te kandidatët që do të prezantojnë partitë e mëdha, edhe partitë e reja janë drejt kristalizimit të listave të tyre. Bindja Demokratike prezantoi sot kandidatët për Shkodrën, duke nisur nga ky qark fushatën.

“Ndaj sot më shumë se kurrë është e nevojshme të kemi një ndryshim dhe unë jam i lumtur që ashtu si para 30 vjetëve ky ndryshim ka për të nisur në Shkodër. Do të thonë që çne kjo parti e re po e bën e para këtë hap, përpos vështirësive dhe pse nuk po e bëjnë ata të partive kryesore, të cilat janë bërë veterane. Sekreti është fare i thjeshtë, ne kemi listë të hapur, ata nuk e kanë! Ata janë në ankth, po presin natën e thikave të gjata, dita që kryetari do të vendosë se kujt do i qeshi buza dhe kujt do i qajë. Në qoftë se një votues i Partisë Demokratike apo i Partisë Socialiste, do të shkojë te kutia e votimit ai mund të votojë ose Lulzim Bashën, ose Edi Ramën sepse nuk ka mundësi tjetër. Siç e thashë, lista e tyre do të bëhet në momentin e fundit të skadimit të afatit. Ky është ndryshimi ynë me partitë e tjera. Ne i japim mundësinë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, që të sjellin ndryshimin”, tha Patozi.

Patozi deklaroi se beteja e Bindjes Demokratike është ndaj partive të vjetra të cilat nuk i sjell asnjë të mirë vendit.

“Do ta nisim nga Shkodra do të marrim mandat këtu dhe kudo tjetër në Shqipëri. Te ne mandatin e merr ai që ka një votë më shumë se tjetri dhe kjo është gjëja më e bukur dhe e vetmja risi e kësaj fushate”, tha Patozi.

Kryesuesi i listës, Tonin Uldedaj, një emër jo pak i njohur, për shkak të funksioneve të mbajtura Bashkinë e Lezhës gjatë qeverisjes së demokratëve, tashmë i rreshtuar krah Patozit, tha se kërkon votën për ti shërbyer shkodranëve.

“Mandati im nuk do të jetë për xhepin tim dhe të familjes time, por për ata njerëz, të cilët do më votojnë ku Shkodra ka ditur gjithmonë të bëjë zgjidhje në momente kur partitë politike janë kapur prej fyti”, tha Uldedaj.

Vetë Patozi pritet të garojë në Tiranë, ndërsa nesër ashtu si forcat e tjera politike, do ti duhet të dorëzojë në KQZ listën me kandidatë për të 140 zonat zgjedhore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Me risinse kaq nuk behet: 07/03/2021 21:58

    Ju jeni atavizma te PD-se Merr ty qe ishe numri 2 i PD Ai Roland Olli i KQZ se Ristanit, qe trumpetonte vjedhjet e 2009 e te tjere

    Përgjigju
  • Teke: 07/03/2021 19:41

    Ti po risi e cfare se mos vhen nga PD-ja. Nuk jane partite eshte mendja juaj e mbapshte probkemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë