Bindjet partiake,MF:Inspektorët
tatimorë presion bizneseve

Bindjet partiake,MF:Inspektorët<br />tatimorë presion bizneseve
Ministria e Financave nën drejtimin e ministres teknike Helga Vukaj, e propozuar nga PD shprehet se bazuar nga bindjet partiake inspektorët tatimorë po ushtrojnë presion ndaj bizneseve përmes gjobave.
 
Përmes një deklarate të bërë publike sot Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për çdo rast kur ata do të ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë këtij institucioni duke ofruar edhe një numër kontakti.

“Ministria e Financave,në kuadër të verifikimit të disa informacione, është njoftuar se inspektorë tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese duke mbajtur ndaj tyre qëndrime selektive bazuar në përkatësinë e tyre partiake. 

Veprime të tilla janë të patolerueshme.

Ministria e Financave u kërkon Drejtorive Rajonale të Tatimeve si dhe inspektorëve tatimorë që të jenë profesional dhe korrekt në zbatimin e ligjit. Në të gjitha rastet kur do të evidentohen presione dhe shantazhe të tilla përmes gjobëvënës ndaj biznesit, do të merren masa ndëshkimore bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për çdo rast kur ata do të ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë nesh. 

Ata janë të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545 (Whatsapp, Viber)”
, thuhet në deklaratë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë