Binelaja e Vencias 5 mijë gazetarë
nga mbarë bota për ngjarjen

Binelaja e Vencias 5 mijë gazetarë<br />nga mbarë bota për ngjarjen
Edicioni i 57-të i Bienales së Venecias ka nisur mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Venecias me një konferencë për mediat.
 
Bienalja gëzon një reputacion në mes artistësh dhe në fakt mbetet organizimi artistik më i njohur në Evropë i këtij lloji, një panair artistik ky që ngërthen në vete pavijone nga disa shtete të botës të cilat gjejnë mënyrën më kreative për të sjellë histori e kulturë brenda kësaj Bienaleje, për gjashtë muaj sa edhe zgjat ajo.
 
Paolo Baratta, drejtori i Bienales së Venecias, ka çelur konferencën duke falënderuar rreth 5 mijë gazetarët nga mbarë bota të cilët po qëndrojnë në Venecia momentalisht për ta përcjellë këtë ngjarje.
 
“Kur vjen në Bienale e sheh se futesh në një botë me film, me muzikë, me kinema, dhe janë qindra njerëz që këto ditë po punojnë që gjithçka të shkojë si duhet. Është një ekip i tërë i cili po bën të pamundurën që turistët dhe apasionuesit e artit të ndihen mirë në Venecia”, ka thënë mes tjerash Baratta në këtë konferencë.
 
Venecia, nga ana tjetër, është një tjetër dimension artistik në vetvete që i je shkëlqim Bienales gjatë këtyre ditëve. Madje, ky është vetëm fillimi i kësaj ekspozite të madhe të artit e cila pret që vizitorët të nisin të shpeshtohen që nga dita e nesërme, e më pas për gjashtë muaj të shohin.
 
Këtë vit janë 103 artistë që për herë të parë shkelin në Bienalen e Venecias, në këtë edicion të 57-të të Bienales së Venecias. 86 shtete kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në Bienale, ndërsa për herë të parë në Bienale vijnë Pavijonet e Nigerisë, Antiguas, Barbuda dhe Pavijoni nga Kiribati.
 
Drejtori i Bienales Paolo Baratta ka deklruar ndër të tjera se “Për këta gjashtë muaj Bienalja dëshiron të vëjë kontakt direkt në mes të vizitorëve dhe kuratorëve. Këta artistë kanë diçka për të treguar dhe për ta transmetuar në jetën tuaj. Kemi programin e studentëve, rreth 50 mijë studentë do të vijnë në Bienale nëpër muaj, kemi 45 Universitete nga mbarë bota që janë pjesë e programit tonë. Por mos të harroj të falënderoj artistët, që vijnë këtu dhe japin copëz nga jeta e tyre”.

Qylafi e Sislej Xhafaj çojnë artin shqiptar në Bienalen e Venecias

Shqipëria do të përfaqësohet me projektin e titulluar ‘‘Ndodhi në kohën e tashme’’ të artistit Leonard Qylafit me kuratore Vanessa Joan Müller.
 
Qylafi përmes kësaj vepre do të prezantojë historinë e së shkuarës me një këndvështrim interesant. Artisti shqiptar prezantohet me pikturat e dokumentet personale që sjellin një kontrast midis historive individuale dhe kujtesës kolektive, në një trajtim politik dhe poetik. Duke e krijuar lidhjen e tij me kohën, Qylafi prodhon një ngjashmëri dhe analogji të fortë dhe të re, e cila ngre shumë pyetje, duke e bërë edhe më emocionuese potencialin e dinamikës së narrativave të paraqitura.
 
Kuratorja e veprës që përfaqëson Shqipërinë është Vanessa Joan Müller. Vepra e artistit shqiptar Leonard Qylafi do të vendoset në Sallën e Armëve, kati parë, ndërtesa A. Hapja zyrtare e Pavijonit do të bëhet më 11 maj në orën 14:00.

Sislej Xhafaj do të përfaqësojë Kosovën 
Në Bienalen e Venecias 2017 arti shqiptar do të përfaqësohet nga një tjetrë artist, Sislej Xhafa me veprën “E humbur dhe e gjetur”, që pëfaqëson Kosovën. Kuratorja e Pavijonit të Kosovës është Arta Agani. Kosova merr pjesë në Bienalen e Venecias për herë të tretë. Para Xhafës, pjesëmarrës ishin artistët Petrit Halilaj dhe Flaka Haliti.
 
Xhafaj ka qenë pjesëmarrës disa herë në këtë bienale dhe, mes tjerash, në vitin 2005, kishte përfaqësuar Pavijonin e Shqipërisë, ndërkaq në vitin 2013 atë të Italisë. Kosova në bienale do të ketë një hapësirë për prezantim prej 84 metrash katrorë dhe është një prej hapësirave kryesore të ekspozitës së përgjithshme. Bienalja do të jetë e hapur për publikun nga 13 maji deri më 26 nëntor 2017.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar