Në muzeun e famshëm të Londrës “Madame Tussauds”, ku ndodhen emrat e njohura të ekranit në skulptura prej dylli, është shfaqur realizimi më i fundit.

Bëhet fjalë për imitimin e aktores angleze Emma Watson.

emma

Ajo është një aktore e re në moshë por majft e suksesshme, sidomos për rolin e saj në filmin me fantazi “Harry Potter”.

E veshur me një fustan të zi ku bien në sy disa gurë zbukurues dhe një palë taka të larta, e ulur në një kolltuk prej lëkure, ngjan sikur po shikojmë aktoren dhe jo skulpturën e saj.

emma

Ky është një ndër muzetë më të veçantë në botë, ku ndodhen skulpturat e shumë prej personaliteteve me famë botërore përfshirë dhe politikanë e udhëheqës të famshëm.

emma

Është pikërisht punimi aq i veçantë, ai që i bën figurat të duken sikur janë reale dhe jo imitime.

(b.t/shqiptarja.com)