Bino: Mos shkoni në spital, dyshimet mbi koronavirusin i sqarojmë me telefon! Numri i gjelbër: 127! Laborator në ISHP për ta zbuluar, karantinë në spital

TIRANE - Nëse keni dyshime se iu janë shfaqur simptoma të koronavirusit, nuk duhet të shkoni në spital, por të telefononi në numrin e gjelbër me shërbim 24 orë, 127, për të komunikuar me ekipin e specializuar të mjekëve. Doktoreshë Silva Bino, teksa bëri apel për përkujdesje maksimale nga ana e vetë qytetarëve, shpjegoi me detaje rrugën që duhet ndjekur për të shmangur rrezikun e infektimit të personave të tjerë. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, tha se duke telefonuar 127,  numrin e urgjencës kombëtarë me staf të trajnuar për koronavirusin, përmes bisedës telefonike me mjekët duhen shpjeguar të gjitha simptomat, dhe në rast dyshimi të fortë, personeli mjekësor shkon në banesën e qytetarit për të krijuar kushtet e vetëkarantinimit. Bino tha se deri më tani është ngritur një karantinë spitalore, në një spital në vend, por pa dhënë emrin e tij, me argumentin për të mos përhapur panik tek njerëzit pranë kësaj zone.

"Nëse kemi një kontakt të një sëmuri, sipas elementëve që përcaktohen nga një ekip të specializuarish, ai futet në një karantinë në shtëpi, apo më tej në një karantinë të përcaktuar mirë, një strukturë spitalore që përmbush kushte të mira dhe që i përkasin një karantine. Do të thotë që ky person të izolohet në mënyrë që mos të ketë kontakt me të tjerët, dhe të ketë kushtet e tij, qoftë edhe për nevojat personale. Prandaj është përzgjedhur një spital.  Nuk e them emrin e spitalit ku është karantina, sepse do shqetësojë popullatën e asaj zone. Në momentin përkatës këtë gjë do ta merrni vesh. Kini pak besim tek ne tek strukturat, edhe tek mua që po flas, se po e ndjejmë veten shumë keq të dyshuar në çdo gjë që bëjmë, jam shumë e sinqertë në ato që them, dhe nuk mund të flas për gjëra që nuk i bëjmë, nuk e bëj kurrë. Kemi përcaktuar rregullat se si do të bëhet qoftë karantinimi në shtëpi, që është i kontrolluar nga mjekë, qoftë edhe karantina spitalore. Nëse është në vetëkarantinë, ka një udhëzues se si do të qëndrojë në vetëkarantinë.  Numri i gjelbër: 127 numri i urgjencës kombëtarë, është një ekip i trajnuar. Ka shërbim roje 24 orë, nëpërmjet këtij numri merren shqetësimet e qytetarëve, marrja e mostrës, sigurimi i transportit", tha Bino.

Bino shtoi se edhe mjekët e familjes janë të informuar. "Po vazhdojmë të informojmë, në lidhje me masat, me përkufizimin e rastit, sipas BE-së. Të gjitha këto janë elemente që po plotësohen. Nuk duhet të dyndemi nëpër urgjenca. Është e rëndësishme të kontaktohet me telefon mjeku i familjes, 127, të përpiqemi mos të dyndim urgjencat", theksoi doktoresha.  

Por çfarë masash ka marrë Ministria e Shëndetësisë, nëse koronavirusi kalon në një stad të papërballueshëm në vendin tonë?

Doktoreshë Bino tha se janë përcaktuar edhe strukturat për karantina të tjera, por nuk bëri të ditura zonat se ku. Ajo mohoi në mënyrë kategorike që një karantinë e mundshme të jetë në Spitalin e Kavajës, siç ka akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha duke thënë se karantina duhet të jetë larg qendrave të banuara ku ka pamundësi për përhapjen e infeksionit.

"Unë nuk e di pse ajo është zbrazur, ajo (Spitali i Kavajës) nuk është qendra që kemi përcaktuar si qendër shtesë për karantinë. Nëse do të ketë shumë raste janë përzgjedhur edhe struktura që i plotësojnë këto kushte", shpjegoi doktoreshë Bino.

Doktoreshë Silva Bino, tha se laboratori pranë ISHP-së, i ka të gjitha kitet për të bërë analizat e plotë që zbulojnë koronavirusin

"Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare, por ky virus luftohet duke u përkujdesur për veten dhe të afërmit tanë nëpërmjet masave të thjeshta higjieno-sanitare, mos të pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur teshtijmë, mos të prekim me duar hundët, fytyrën, etj. Janë disa rregulla të thjeshta që të gjithë mund të mbrohemi. Virusi është i thjeshtë, përhapet në rrugën si gripi. Janë sëmundje të ngjashme me njëra-tjetrin, përveç faktit që ky ka një vdekshmëri fare pak më të lartë se virusi i gripit. ISHP e përcakton diagnozën e koronavirusit në vend. Ka disa pajisje që ndihmojnë njëra-tjetrën e cila po u prish nuk është se nuk kemi tjetër. Laboratori ka të gjitha kitet, ragentët për t'u kryer diagnoza e koronavirusit. Laboratori i ISHP është pjesë e rrjetit europian të laboratorëve për sëmundjet e rrezikshme. Është një virus i ri, metodikat janë të reja, dhe ne jemi në atë hap që janë të gjitha vendet e tjera të botës, dhe sidomos të Europës", tha Bino.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, tha se janë përforcuar masat në pikat kufitare, edhe pse theksoi se në asnjë vend të botës, ashtu si edhe në Shqipëri nuk ka karantina në pikat kufitare.

"I bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë nga Kina dhe Italia, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim të tyre. Në Rinas ndodhet njësia e ISHP me mjekë dhe personel që është përforcuar ditët e fundit pasi kontakti me Italinë është shumë i shpeshtë. Virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport. Nuk i kanë të gjitha vendet skanerët e temperaturës. Nga studimi i fundit paraprak është treguar që skanerët e temperaturës nuk kanë ndonjë vlerë në kapjen e hershme të rasteve. Kapja bëhet nëpërmjet sistemit shëndetësor, të survejancës.  Në përfunduam një testim të vetes sonë duke përdorur gripin si model për të parë sesa shpejt i kapim kontaktet, dhe më pastaj marrja e masave të kontrollit", tha doktoresha.

Teksa tha se nuk ka asnjë rast të koronavirusit në vend, Bino bëri apel: Është normale që njerëzit të kenë frikë, por paniku vret më tepër.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • futja kot: 23/02/2020 15:17

    tani keto ja fusin kot sepse kemi mjek te aferm ne spitale qe thone se mund te kete te prekur nga virusi, po ketu ke frike te flasesh me fakte se te marrin per cim peken dhe parashikimet e tj per termetin. prandaj me mire te marrim masa mbrojtese.

    Përgjigju
  • Lol: 23/02/2020 14:38

    AKTIVONI QE TASHI MASAT EMERGJENTE, NDALONI NGRUMBULLIME DHE RRINI NE SHTEPI

    Përgjigju
  • Andi Betja: 23/02/2020 14:29

    A do na mbroje ne, kjo nuk eshte askushi, le qe njerezit jane ne panik te gjithe shqiptaret ashtu sic gjithe bota dhe normale se kur ka nje virus pa vaksine behet fjale per rrezik te madh, jete a vdekje. ndersa ajo mjekja tjeter kokekuqja i kane marre flake trute nese mendon se ne jemi te afte ta perballojme virusin ne mberrin ne Shqiperi?!! po mire ne si popull me ke kemi te bejme!

    Përgjigju
  • Soba: 23/02/2020 14:00

    Kontollet ketu tek ne si me Ramen si me Salen komplet FALLSITETE.

    Përgjigju
  • qytetari: 23/02/2020 10:42

    Lere te flasi sala.. nuk e rrun per popullin ai po don me ju ngec ne fyt pushtetin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!