Biografi, Kush është Josif Droboniku?

Josif Droboniku u lind në Fier më 1952. Ndoqi Liceun Artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e Pikturës Monumentale. Mozaikët dhe afresket e tij i gjen në Muzeun Historik Kombëtar dhe Pallatet e Kulturës në Tiranë, Lushnje dhe Peshkopi. Në Shqipëri Droboniku lë pas një krijimtari tashmë të afirmuar në nivel kombëtar, pas kryerjes së studimeve fillimisht në Liceun Artistik të Tiranës dhe më tej studimeve të kryera në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (sot Akademia e Arteve të Bukura). Punon kryesisht në pikturë monumentale, por edhe në zhanre të ndryshme të artit pamor duke filluar që nga filmi multiplikativ pranë Kinostudios dhe më tej kryesisht në fushën e pikturës dhe mozaikut monumental, mjafton të përmendim bashkautorësinë në realizimin e mozaikut madhështor të Muzeut Kombëtar në Tiranë. Pas rënies së komunizmit ai ka punuar edhe jashtë Shqipërisë, sidomos në Lungro të Kalabrisë. Punimet e tij si artist i talentuar u bënë shumë të kërkuar atje dhe i janë besuar punimet për kishat e vjetra bizantine. Pas kësaj ai u kthye në Shqipëri duke iu përkushtuar punës së tij si piktorë ikonograf i shoqëruar profesionalisht nga bashkëshortja e tij Liljana dhe është një nga autorët që merr pjesë në dekorimin e kishës së re ortodokse që po ngrihet në Tiranë. Josif Droboniku është autor dhe bashkëautor i dhjetëra veprave duke nisur që nga katedralja e njohur e Lungros, për mozaikun e "Gjyqi i përbotshëm" dhe autor i dhjetëra mozaikëve, afreskeve dhe ikonave në kishat e vendeve arbëreshe në Kalabri të San Kozimos, San Giorgios, Kantinellës, në kisha të Apulias, Sicilisë, Napolit e Romës etj. Sot Josif Droboniku ka studion e vet "të quajtur "ARBERART", në Lungro të Italisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike