BioNTech: Vaksina Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje të fortë ndaj rasteve të rënda nga Omicron

BioNTech: Vaksina Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje të fortë ndaj rasteve të rënda nga Omicron

Shefi ekzekutiv i BioNTech

Vaksina e krijuar për COVID-19 nga BioNTech dhe Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje të fortë kundër çdo sëmundjeje të rëndë nga varianti i ri Omicron i virusit, tha shefi ekzekutiv i kompanisë BioNTech. Gjatë dy javëve të ardhshme do të përfundojnë testet laboratorike për të analizuar gjakun e njerëzve që kishin dy ose tre doza të vaksinës Comirnaty të BioNTech-ut për të parë nëse antitrupat e gjetur në gjak çaktivizojnë Omicronin, duke hedhur dritë mbi mundësinë nëse do të nevojiten vaksina të reja.

"Ne mendojmë se ka të ngjarë që njerëzit të kenë mbrojtje thelbësore kundër sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga Omicron," tha shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin.

Ai specifikoi si sëmundje të rënda ato që kërkojnë kujdes spitalor ose intensiv. Sahin  tha se pret që testet laboratorike të tregojnë njëfarë humbje të mbrojtjes nga vaksina për shkak të Omicronit, por shkalla e asaj humbjeje ishte e vështirë të parashikohej.

"Firma bioteknike po punon me shpejtësi për një version të përmirësuar të vaksinës së saj, megjithëse mbetet e paqartë nëse kjo është e nevojshme, shtoi ai.

 Sahin tha se marrja e një vaksine të tretë përforcuese ka të ngjarë të japë një shtresë mbrojtjeje kundër infeksionit Omicron të çdo ashpërsie në krahasim me vetëm dy doza të vaksinës.

"Për mendimin tim nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar. E vetmja gjë që më shqetëson për momentin është fakti se ka njerëz që nuk janë vaksinuar fare," shtoi zoti Sahin.

Besimi i rezervuar i BioNTech-ut është në kontrast me një ndjenjë alarmi të përcjellë nga shefi ekzekutiv i prodhuesit të vaksinave Moderna, Stephane Bancel. Në një intervistë për Financial Times, ai ngriti mundësinë e një rënieje të ndjeshme të mbrojtjes kundër variantit të ri të koronavirusit nga vaksinat aktuale, duke shkaktuar shqetësime të reja në tregjet financiare për trajektoren e pandemisë./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi