Biote edhe në Kamëz, kompania hap showroom-in e gjashtë! E pranishme edhe në Europë me dyshekë e aksesorë cilësorë

Gjumë i rehatshëm, por edhe stil dhe art, duke ndërthurur cilësinë me teknologjinë më inovative të prodhimit të produkteve të gjumit në Shqipëri!

Kjo është ajo çfarë ofron kompania “Biote”, e cila ka hapur së fundmi showroomin e saj të gjashtë, këtë herë në Kamëz.

“Siç e keni vënë re tashmë, “Biote” dita-ditës ka të reja dhe të rejat e saj janë pikësynimet më kryesore për të qenë sa më afër klientit me showroom-et prezente në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Në Tiranë jemi tashmë në shumë pika, por gjithashtu, një zgjerim më i madh i markës “Biote” do të jetë ai përsa i përket jo vetëm Shqipërisë, qyteteve jashtë Tiranës, por edhe ato në Evropë, si në Itali. Ne jemi prezent edhe në tregun anglez. Kjo tregon që “Biote” po merr akoma më shumë zhvillim në 2025-ën, por dhe në vitet në vazhdim”, u shpreh Manuela Vrenozi, drejtuese për zgjerimin dhe financën.

Prezente edhe në Itali, në Angli, në Poloni e në Greqi, tashmë me përvojë 14 vjeçare në treg, Biote ka parësore komoditetin dhe gjumin e mirë të klientëve, e sigurisht edhe çmimet konkurruese në treg. “Biote” nuk e sheh dyshekun thjesht si produkt, por si vepër arti, që do të thotë se punon shumë për teknologjinë inovative dhe mbi produktet cilësore, të cilat ndërthuren bashkë për një dyshek me stil e cilësor, gjë që e bën një markë të besueshme.

“Jemi shumë të kënaqur që ky është showroom-i i gjashtë, që hapet në Tiranë. Showroomi i Kamzës është një showroom që do të mbulojë një pjesë të madhe të klientëve, që gjithmonë na kërkojnë me fanatizëm dhe besueshmëri për të blerë produktet tona. Ne duam të themi që në filozofinë e kompanisë sonë është ripërcaktimi i gjumit dhe sa më i rehatshëm dhe i shëndetshëm te klienti. Gjithë synimi i kompanisë është që të sjellim te konsumatori një produkt sa më inovativ, duke e ndërthurur këtë me teknologjinë më të fundit të prodhimit dhe gjithashtu me produktet më cilësore, të cilët nuk bëjnë thjesht në dyshek, por bëjnë një vepër arti. Ne jemi shumë të lumtur, që klientët të rikthehen te ne, që ne kemi fituar besimin e të gjithë konsumatorëve dhe kjo për ne është arritja më e madhe si kompani. Gjithashtu kemi dhe një staf profesional, që na bën krenar, të ecim përpara, të hapim sa më shumë showroome dhe të jemi gjithmonë e më afër konsumatorit”, tha Lorina Leskaj, drejtuese e menaxhimit dhe integrimit.

Në zemër të filozofisë është edhe besimi te klientët dhe shërbimi gjatë gjithë kohës me staf cilësor.

“Një veçori tjetër e jona është shërbimi. Shërbimi jonë është në të gjithë Shqipërinë. Për të gjithë klientët kujdesemi që produkti të shkojë sa më i mirë, sa më i kuruar dhe të gjithë klientët të jenë të kënaqur. Ne i përshëndesim, jo vetëm kur marrin produktin tonë, por edhe pasi marrin produktin, i marrim dhe i pyesim se si ndihen me të. Të gjithë klientët tanë kanë feedback shumë të mirë për ne. Kemi edhe vetë flotën tonë, gati 12 makina që shpërndajmë çdo ditë kudo e për këdo klient. Shërbimi është tepër i shpejtë, brenda 24 orëve dërgohet te çdo klient”, tha milingerta kurti, drejtuese operacionale.

Mes mijërave klientëve të Biote është edhe këngëtarja Era Rusi. Ajo vëren se më herët ka pasur probleme me gjumin, por “Biote” i ka kthyer gjumin e rehatshëm.

“Biote më ka rikthyer gjumin dhe jam shumë e lumtur që sot ndodhemi këtu. Është një shoë-room fantastik. Më duket më i madh se të tjerët, se i kam vizituar pothuajse të gjithë shoë-room-et e “Biote”-së, në Tiranë dhe jashtë Tirane. Ua sugjeroj të gjithëve, të vijnë dhe të vizitojnë këtë shoë-room fantastik. Sonte jemi në Kamëz, por mund ta gjeni kudo, sepse realisht më ka kthyer gjumin, më ka kthyer të fjeturin mirë dhe kjo është e rëndësishme pastaj për të pasur një ditë produktive dhe të suksesshme”, u shpreh Era Rusi.

Kompania Biote ka në fokusin e saj kërkimet, zhvillimin dhe plotësimin e kërkesave të secilit prej klientëve të saj, për të arritur rezultatet më të larta dhe për të plotësuar nevojat e tyre. Dyshekët janë të pasur me Aloe Vera dhe trashësia e tyre është rekord në treg, duke përdorur materialet më të mira dhe teknologjinë e fundit, Memory Foam. Ato përshtaten me fizionominë e trupit për një gjumë më të rehatshëm dhe, më e rëndësishmja, për një gjumë të shëndetshëm.

Prapa nuk mbeten as cilësia e aksesorëve si jastëkët apo jorganët, të cilët janë vlerësuar si më të mirët në të gjitha tregjet ndërkombëtare.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

U vranë 106 persona, 26 vite nga masakra në Rahovecit në Kosovë

U vranë 106 persona, 26 vite nga masakra në Rahovecit në Kosovë