Birësimet, përgjegjësi Komiteti Shqipta

Prej vitit 2003 i vetmi autoritet Qendror në Shqipëri që mbulon birësimet vendase dhe ndërvendase është Komiteti Shqiptar i Birësimeve. Sipas historikut, para vitit 1992 u realizuan birësime nga të huajt që finalizoheshin në gjykatat e rretheve. Mungesa e përvojës dhe e një strukture përgjegjëse për birësimet bëri që të shfaqeshin mjaft probleme serioze dhe dalja e Dekretit të Presidentit çoi në pezullimin e përkohshëm të këtyre birësimeve, deri në miratimin e Ligjit Nr. 7650, datë 17. 12. 1992 "Për birësimet e të miturve nga shtetas të huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes". Dalja e ketij ligji diktoi nevojën e krijimit të Komitetit Shqiptar të Birësimeve. Komiteti Shqiptar i Birësimeve funksionon në bazë të Ligjit të Birësimeve Nr. 9695, date 19. 03 . 2007 "Për procedurat e biresimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimeve" si dhe Ligjit Nr. 10358, date 16. 12. 2010 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9695, date 19. 03. 2007 "Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimeve".
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë