Birmani, Obama kërkon vazhdimin e reformave demokratike

 /ATSH-AFP/ - Rikthyer në Birmani dy vjet pas një vizite që zgjoi shpresat, presidenti amerikan, Barack Obama paralajmëroi sot autoritetet kundër çdo ngadalësimi në reformat demokratike të ndërmarra në vitin 2011 pas dekadash izolimi nën juntën ushtarake.
"Puna nuk ka përfunduar", theksoi presidenti amerikan gjatë një takimi me dhjetëra parlamentarë, si dhe opozitare dhe fituesen e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi, në kryeqytetin administrativ të Naypyidaw.
"Objektivi i SHBA-së është që tranzicioni demokratik të shkojë në rrugën e duhur", nënvizoi ai.
Në kuadër të një turneu aziatik që nisi në Pekin dhe do të vazhdojë në Brisbane, presidenti amerikan do të takohet sot në mbrëmje me homologun birman, Thein Sein.
Ai do të takohet dhe me Aung San Suu Kyi nesër në Rangoun, ish-kryeqyteti i këtij vendi prej rreth 60 milionë banorë.
Në një intervistë për shtypin lokal, Obama është shprehur se "progreset nuk kanë qenë aq të shpejta ashtu si shumë kishin shpresuar kur tranzicioni filloi".
"Në disa fusha, ka pasur një ngadalësim, madje dhe rikthim prapa", nënvizoi ai.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030! (FOTOT)