TIRANE, 13 Shkurt /ATSH-Almarina Gegvataj/- Birra Puka është përzgjedhur për të përfaqësuar për herë të parë Shqipërinë në edicionin e 25 të Festivalit Ndërkombëtar të Birrës në Çeki.
Aktiviteti zhvillohet në datat 16 deri më 21 shkurt në Tabor, Pragë, ku Birra Puka përfaqësohet nga Xhimi Begeja, Kryetarë i Shoqatës Dajti Alpino -Turistik dhe teknologu Halit Cina.
Z.Begeja tha për ATSH-në se përzgjedhja e Birrës Puka është bërë nga opinioni i turistëve të aventurës, të huaj dhe shqiptarë, veçanërisht turistëve çek dhe në baze të këtij vlerësim, ka ardhur dhe ftesa për t'u bërë pjesë e këtij eventi mes 15 vendeve të tjera nga e gjithë bota.
Drejtori i këtij festivali Alois Srb, ndërsa ka bërë publike detaje rreth këtij eventi të rëndësishëm në Çeki ka theksuar se pjesëmarrësit mund të shijojnë edhe birrën nga Shqipëria mes 150 markave vendase dhe të huaja".
Beer Houz Puka është pjesë e Hotel Turizëm Puka, një birrë e cila prodhohet nga teknologu Halit Sina nën konsulencën e herë pas hershme të teknologut hollandaz Rikers Braun.
Kjo birrë bio prodhohet vetëm pak metra larg ambienteve të hotelit.
E freskët dhe pa konservantë,kjo birrë është e veçantë për shijen e saj të mrekullueshme nga uji i freskët dhe i pastër i burimeve të zonës së Pukës./a.g/







