Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, me të cilin ka folur për disa nga zhvillimet më të fundit.

Sipas informacioneve të marra nga Presidenca e Turqisë, në bisedë është diskutuar për zhvillimet e fundit në Siri, kryesisht në Afrin dhe Idlib.

Në bisedën telefonike ku presidenti Erdogan ka ndarë informacione në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, është konfirmuar vendosmëria e vazhdimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe veprimeve të koordinuara.

Gjithashtu në bisedë është folur edhe për çështjet në lidhje me procesin e formimit të pikave të reja të vëzhgimit në rajonin e pakësimit të tensioneve në Idlib.

Mësohet se dy liderët gjithashtu kanë vënë në dukje rëndësinë e vazhdimit të kontakteve të ngushta për çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com