Gjatë bisedës përmendet emri Gimi- për Agim Çupi, pronar i firmës “Egnatia”, Shpresa – për Shpresa Beçaj Kryetarja e Gjykatës së Lartë, vajza e së cilës ishtë emëruar në ambasadën tonë në OSBE, Vjenë, doktori – për kryeministrin Berisha. Videopergjimi publikohet në mbrëmjen e 11 janarit 2011 në emisionin investigativ "Fiks Fare", të Top Channel.
Meta - Çfarë thotë puna?
Prifti – Mirë.
Meta - Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, numrin e telefonit?
Prifti - Po jo mo, ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je
Meta - Të mos...
Meta - Ke një zakon të keq që mendon se njerëzve mund t’u bësh edhe me nge, mua m’u bë si presion, por është e kotë.
Prifti - ...ishte tek unë një ditë më përpara.
Meta - Ai tha ca gjëra që të qëndrojnë. Ka ndonjë problem?
Prifti - Po jo çfarë problemi të ketë.
Meta - Pse të bëhesh? E vë re që shpeshherë me njerëzit...çfarë të keqe ka?
Prifti – S’ka të keqe mor burrë. Ç’të keqe ka?!
Meta - Më mori Turi mua, jo më mori Turi, jo më tha kështu, jo më tha ashtu.
Prifti - ...Nuk ka diplomë, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër.
Meta - Po përse ta solla unë?Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij apo jo?Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari
Prifti - Po varja.
Meta - Çfarë të keqe ka?
Prifti - Jo të keqe nuk ka.
(Vjen sekretarja, shërben ujin)
Meta - I gjen një zgjidhje.
Prifti - Për kë?
Meta - Tur Hajdarin
Prifti - Turin, ëhë.
Meta - Turi Hajdarin, e para.
Meta - E dyta, me Lushnjën unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam pasur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë.
Prifti - Pa diskutim që do ta bëjmë.
Meta - E treta,
Prifti - Këtë me kontratë do ta vëmë?
Meta - Me letra.
Meta – E treta, me ‘Albpetrolin’ çfarë do të bësh?
-Për Bekimin si do ta zgjidhësh?
Prifti - Do ta zgjidh mos ki merak
Meta - Zgjidhe pra
Prifti - Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armon, do ta anuloj të parën ...
Meta – Po mirë, anuloje, pse s’e s’bën? Anuloje!
Meta - Gjeje!
Prifti - Po të flas dhe një herë me Armon.
Meta - Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra.
Meta - Tani për punën e hidrocentralit të Gimit.
Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj etj.
Meta - Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%,
Nuk e di se çfarë bëre me atë të.
Prifti - Nëse ju mendoni.
Prifti - Këtu ka një problem.
Meta - Këtu nuk ka problem sepse ata e kanë fituar. Ata le ta ndjekin këtë çështje, nëse e fitojnë ata, ta marrin ata
Meta - Ata e kanë fituar, le ta ndjekin këtë çështje.
Prifti – T’ua jap tenderin pa mbaruar punë ata?
Meta - Ajo është punë e mbaruar. Ata, po qe se e fitojnë ata të tjerët më vonë, le ta marrin ata.
Meta - Këtë problem a kam analizuar, e kam të...
Prifti - Unë di që në apel e kanë fituar apo jo?
Meta - E kanë fituar në apel.
Prifti - Këta e kanë humbur në shkallë të parë, e kanë fituar në të dytën. Tani është në Gjykatën e Lartë.
Meta -Absolutisht po,apeli është i formës së prerë, ti mund ta zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në ambasadë.
Prifti – Po u them çunave këtu.
Meta - Gimi më tha mua, nga ana ime 700.
Prifti - Të më çojnë një letër zyrtare, të më thonë Zoti Prifti, ne e kemi i fituar Apelin, ky është vendimi, kështu që zotëri vazhdoni vendimin.
Meta - Alo Gimi, si kalove mire? Jam këtu me zotin Dritan. Foli pak këtu Dritanit (ia kalon celularin Priftit).
Prifti - Po, çfarë bëre? Duhet të më dërgosh në protokoll ti mua, një letër, një letër, jo ti po ata që janë firmat, po nuk e kanë sjellë me protokoll.
Meta - Po le ta bëjnë prapë
Prifti - Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkëngjisin vendimin e Apelit. Mirë? Dhe ma dërgo që sot. Po dërgoje me protokoll duke mu drejtuar mua si ministër.
Meta- Jo,jo, është...probleme të ndryshme, por emrin im dhe ...prandaj them që duhet bërë.
Prifti - E mbyllëm atë muhabet
Meta - Nuk kundërshtoj, nuk kundërshtoj.
Meta - Bisedova edhe me Doktorin edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton?
Prifti - Këtë e di
Meta - Duhet me pas shume kujdes...se Prokuroria e hap...me pas në dy, tre veta pjesa tjetër, sa më pak
Meta - për këtë ( hidrocentralin) mbaroje sot që të jenë gati
Prifti – Sot...
Meta - Janë gati.
(sg/shqiptarja.com)