Biseda e tensionuar mes Putin dhe Macron 4 ditë para luftës! Presidenti francez i nxehur, rusi i mbyll telefonin: Jam në palestër (VIDEO)
Putin dhe Macron në një takim të mëparshëm
Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin patën një përplasje të fortë në telefon vetëm katër ditë përpara se forcat ruse të pushtonin Ukrainën 24 shkurtin e kaluar. Së fundmi është publikuar një regjistrim ‘bombë’, i cili zbulon bisedën shumë të tensionuar mes 2 liderëve botërorë.
Në bisedë, presidenti francez i ka thënë homologut të tij rus lidhur se duhet të negociojë me separatistët pro-rusë. Madje në një moment ai i ka ngritur zërin duke i thënë: 'Nuk e di nga e kanë mësaur ligjin ndërkombëtar avokatët tuaj?!’
"Nuk e di se cili avokat do t'ju thotë se në një vend sovran, tekstet e ligjeve propozohen nga grupet separatiste dhe jo nga autoritetet e zgjedhura në mënyrë demokratike", i ka thënë ai.
Shkëmbimi i tensionuar përfundoi me Putinin që deklaroi se ishte në palestër për të luajtur hokej mbi akull dhe i ka mbyllur telefononin, duke mos pranuar gjithashtu edhe kërkesën që të zhvillonte një takim me Presidentin amerikan, Joe Biden.
“Kjo nuk është një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata erdhën në pushtet me një grusht shteti, kishte njerëz të djegur të gjallë, ishte një gjakderdhje dhe Zelensky është një nga ata që janë përgjegjës”, i ka thënë shumë i tensionuar lideri i Kremlinit.
Ai i ka sugjeruar sërish Macron-it të negociojë me separatistët, teksa francezi thuajse duke ulëritur i ka thënë se: "Ne ‘as nuk na plas’ për propozimet e separatistëve!"
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
Lufta në Ukrainë/ Putin urdhëron prodhimin masiv dhe testim të raketës ‘Oreshnik’! Rutte takon Trump në Florida
23 Nëntor, 08:33
-
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore
22 Nëntor, 20:53
-
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike: Po na krijohen kërcënime!
22 Nëntor, 19:36
-
Parlamenti i Ukrainës pezullon punimet përballë kërcënimit të sigurisë nga Rusia
22 Nëntor, 18:00
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Përdorimi i raketave të avancuara nga Rusia, sinjal për Perëndimin
22 Nëntor, 07:40