Ermira Mehmeti, politikania më e përfolur këtë javë në të gjitha trojet shqiptare për shkak të shpërndarjes nga media të një regjistrimi telefonik mes saj dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, reagon për herë të parë.
“Nuk e kam bërë unë këtë telefonatë. Është pa sens. Është montazh”, thotë Ermira Mehmeti për dritare.net.
“Por e zbulova kush e ka bërë, cili apo cila fshihet pas saj, kush e ka montuar dhe e denoncova ne Prokurori, në Shkup, këtë të hënë. Tani do më duhet të mendoj me kujdes çdo hap, ndërsa po pres nga prokuroria ta hetojë dhe të zbulojë arsyet e vërteta që fshihen pas këtij skandali”, shton ajo.
Mehmeti, tregon se biseda ka dalë në media për herë të parë mes së shtunës dhe të dielës, së javës së shkuar, por ajo është në dijeni prej janarit 2016, kohë kur sipas saj, kanë nisur kërcënimet për të, që ajo i ka denoncuar në Prokurori. Kërcënimet ishin “të njerëzve të nëntokës”, të cilët më shantazhuan, tregon Mehmeti.
Ajo e ka bërë denoncimin privatisht jo në emër të BD-sëI. Por, është në kontakt dhe ka lajmëruar për situatën partinë që përfaqëson në parlament.
“Do dal nga kjo histori e shëmtuar dhe ju siguroj që nuk mbyllem në shtëpi e të qaj, por do ta çoj deri në fund, për të zbuluar publikisht, kush pretendon të marrë përfitime politike, financiare, duke shantazhuar. Unë nuk tërhiqem, sepse nuk kam asgjë për të fshehur”, e mbyll prononcimin Mehmeti.
Ndërkaq Prokuroria e Shkupit, ka pranuar se ka nisur hetimet për këtë rast.
dritare.net
/Shqiptarja.com