![1651674328_kurti.JPG](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1651674328_kurti.JPG)
Në konferencën për mediat pas takimit me kancelarin Scholz, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se biseduan për dialogun me Serbinë.
"Kemi folur për dialogun me Serbinë, dialogu duhet të jetë i përqendruar me njohje reciproke. Pikëpamja e bindja jonë është që njohja reciproke duhet të jetë në qendër, jo në fund. Jemi të përqendruar për të pasur rezultate konkrete", tha Albin Kurti.
Ndër të tjera foli për liberalizimin e voizave duke thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, ndaj është radha e BE-së për të vijuar procesin. Për këtë ra dakord edhe Scholz duke thënë se Gjermania do ta mbështesë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Edhe dy muaj bëhen katër vite prej se Komisioni Evropian e ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. Është koha të thuhet se mjaft është mjaft. Kjo çështje duhet të vendoset në Këshillin e BE-së pasi Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë, dhe është radhe që edhe BE të kryej detyrat e saj”, tha Kurti.
Kurti tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe partneritet me NATO-n.
Lajmi kryesor:
Takimi në Berlin/ Scholz: Dialogu të sjellë marrëveshje gjithëpërfshirëse! Kurti: Njohja reciproke duhet të jetë në qendër, jo në fund! Vuçiç: Nuk varet vetëm nga ne
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
17-vjetori i Pavarsisë së Kosovës, Grenell përmend Jack Smithin, kërkon që të ndalet burgimi i padrejtë i Thaçit në Hagë: Ai duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave
17 Shkurt, 12:18
-
Kosova 17 vjet shtet! Rubio: SHBA ka mbështetur rrugëtimin e vendit për t’u bërë shtet sovran, nderojmë miqësinë mes popujve tanë
17 Shkurt, 09:29
-
Kosova 17 vjet shtet, arritjet dhe ngecjet në ekonomi
17 Shkurt, 08:12
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë/ Liderët e botës urojnë Kosovën, Trump: Mbështetje e plotë nga SHBA, por presim marrëdhënie më produktive me qeverinë
16 Shkurt, 14:23
-
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë/ Njohjet që s’i erdhën kurrë, kush ia mbylli dyert Kosovës?
16 Shkurt, 14:12
-
Kosovë/ ‘NEWBORN’ edhe këtë vit me pamje të re, frymëzuar nga AI
16 Shkurt, 14:00
-
Incidenti me makinë në Gjermani, vdes nëna dhe vajza e saj
15 Shkurt, 22:02
-
Evropa mund të mos jetë në 'tryezën' e bisedime për paqe në Ukrainë, thotë i dërguari i Trumpit
15 Shkurt, 21:24
-
Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli
15 Shkurt, 16:59