Emmanuel Macron dhe Donald Trump gjatë ditës së sotme kanë biseduar në telefon për të koordinuar pozicionin e tyre në samitin Turqi-Rusi-Francë-Gjermani mbi Sirinë, që do të zhvillohet të shtunën në Stamboll.

Në një komunikatë presidenca franceze ka deklaruar se:

Presidenti i Republikës paraqiti sfidat e këtij takimi që synon të forcojë armëpushimin në rajonin e Idlebit dhe të thellojë bisedimet në lidhje me procesin politik për të rregulluar konfliktin në Siri.

                             Emmanuel Macron

SHBA-ja dhe Franca ndajnë të njëjtat objektiva mbi sigurinë, situatën humanitare dhe politike në Siri dhe presidenti amerikan i kërkoi presidentit të republikës që të mbajë këtë pozicion të përbashkët në samitin e Stambollit.

                  Elize