IZREL - Disa orë përpara afatit të vetëimponuar për nënshkrimin e një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit, kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu u shpreh kundër, pasi sipas tij, kjo do të kërcënonte sigurinë e Izraelit dhe gjithë botës.
“Preferohet të mos arrihet marrëveshje sesa një marrëveshje e keqe e cila rrezikon Izraelin, Lindjen e Mesme dhe gjithë njerëzimin”, iu drejtua Netanyahu kabinetit të tij.
Ndërsa ministri izraelit i Punëve të Jashtme tha se po përpiqeshin të bindnin SHBA-në dhe Perëndimin për të shmangur nënshkrimin e një marrëveshje që do t’i jepte fund ambicieve bërthamore të Teheranit.
Gjatë ditës së sotme, qeveria iraniane tha se për 24 orë nuk do të arrihej asnjë marrëveshje e plotë me fuqitë botërore, por mund të diskutohet për një shtyrje të afatit.
“Duke marrë parasysh kohën e shkurtër që ka mbetur dhe numrin e çështjeve që duhet të diskutohen, është e pamundur të arrihet një marrëveshje përfundimtare për 24 orë. Çështja e shtyrjes së bisedimeve është një opsion dhe ne do ta diskutojmë këtë mundësi nëse nuk ka një marrëveshje deri të hënën”, thanë burime brenda grupit negociues.
SHBA, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina nisën që të martën bisedimet për frenimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Por bisedimet me sa duken do të zgjaten tej afatit të parashikuar për të hënën.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com