Bisedimet BE-Shqipëri, Fyle:
Dialog kombëtar për integrimin

Bisedimet BE-Shqipëri, Fyle:<br />Dialog kombëtar për integrimin
 TIRANE-  Në Tiranë është zhvilluar sot dialogu i nivelit të lartë mes BE-së dhe Shqipërisë për 5 prioritetet kyçe, që qëndrojnë mes Shqipërisë dhe atyre rekomandimeve që ka dhënë KE.

Takimi i parë, në kuadër të katër takimeve që do të zhvillohen vitin tjetër deri në publikimin e progres raportit të ardhshëm, përfundoi pas 3 orësh bisedime.

Në këto bisedime morën pjesë Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle, kryeministri Edi Rama, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, kryetarja e komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu si dhe disa minitra të tjerë të kabinetit qeveritar. 

Pas këtyre bisedimeve, kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Fyle, jane duke mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, ku nënvizuan se Komisioni Europian ka bërë jë propozim shumë të qartë, madje pas takimit të sotëm KE është ende më e vendosur për këtë propozim, por varet nga shtetet anëtarë që të marrin një vendim politik.


Komisioneri Fyle tha se, "duhet një dialog jo vetëm pozitë-opozitë, por edhe me shoqërinë civile". Ndërkaq, nga ana e tij, kryeministri Edi Rama theksoi faktin se, "duhet të jetë e qartë, Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare dhënien e statusit në fund të dhjetorit për Shqipërinë".

KOFERENCA E PERBASHKET

RAMA: MOMENT I RENDESISHEM

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar si një moment shumë të rëndësishëm dhe njëkohësisht, “ishte një hapësirë e munguar për të adresuar cështjet e rëndësisë së veçantë më pak sesa për të çuar përpara një proces që tanimë vjen edhe në vazhdim të publikimit të progres-raportit dhe rekomandimit të KE-së ndaj vendeve anëtare për ti dhënë Shqipërisë statusit të vendit kandidat.”
 
“Takimi na shërbeu për të kaluar në revistë përpjekjet e qeverisë në drejtim të reformave për forcimin rendit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, tha Rama.
 
FYLE: KY VIT I MIRË PËR SHQIPERINE
Komisioneri i BE-së vlerësoi 2013 si vit të mirë për Shqipërinë. “Ka qenë një vit i mirë për Shqipërinë, dhe përpjekjet e saj për tu bashkuar në BE. Vit i mirë sa i takon zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe transferimit konstruktiv të pushtetit. Na lejoni ne që të tregojmë qartë se, Shqipëria ka bërë progres sa i takon prioriteteve kyçe”, ka deklaruar komisioneri Fyle.

“Gjithashtu dhe informacionet shtesë që do i marrim sot dhe shpresojmë që ato të marrin në konsideratë dhe të marrin një vend të rëndësishmë për Shqipërinë. Qytetarëve shqiptarë u duhet dhënë një ide e qartë dhe të shikojnë hapat konkretë. Kjo është arsyeja që lançuam dialogun e nivelit lartë për prioritetet kyçe, i referohemi atyre 5 prioriteteve që qëndrojnë mes Shqipërisë dhe atyre rekomandimeve që ka dhënë KE-ja.

Prisja që të kishim fillim të mirë, por ajo që pashë është se kemi pasur diskutime të shkëlqyera me të pranishmit. Kemi shpenzuar 3 orë, sa i takon thelbit dhe formatit të gjërave që diskutam por nxorrëm edhe disa pika të përbashkëta.

1- Kemi pasur të përkufizojmë objektivin kryesor mbështetja për integrimin e Shqipërisë. Synimi është të ristrukturohet bashkëpunimi BE-Shqipëri dhe të ndihmojë të ketë fokusin në integrimin.

2- Ne kemi konfirmuar sërish se gjithëpërfshirja dhe transparenca do të jenë elementet kyç, dhe një gjë që kishte të bënte me praninë aktive dhe pjesëmarrjen konstruktive të Majlinda Bregut. Ne kemi rënë dakord që të fuqizojmë më tej, këtë element të gjithëpërfshirjjes së dialogut të këtij niveli të lartë.

3 - Ne kemi rënë dakord që jo vetëm të takohemi të diskutojmë për gjëra në përgjithësi, por dhe të një udhërrëfyesi konkret të shikojmë se si, Shqipëria do të japë rezultate për këto 5 prioritete kyçe.

4- Ne vlerësojmë qëllimin e Shqipërisë për të krijuar një platform të dialogut ku do të përfshihet jo vetëm qeveria e opozita por dhe shoqëria civile.

5-  Kemi rënë dakord që vitin tjetër kur do të kemi një takim tjetër, kemi arritur në përfundimin që nga moment i tanishëm e deri kur të publikohet progres-raporti i ardhshëm të kemi dhe 4 takime, kjo do varet nga axhenda e të dy palëve", tha komisioneri Fyle.
 
RAMA: KE KA BËRË NJË REKOMANDIM TË QARTË PËR SHQIPËRINË
“Duke nënvizuar se merret e mirëqenë se Shqipëria do të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, çka do të thotë se deri në sekondën e fundit, Shqipëria duhet të provojë se po lëviz në drejtimin e duhur dhe se rëndësia e gjithë atij imazhi negativ të krijuar në raport me këto dy çështje themelore në sytë e vendeve anëtare do të jetë diçka që do i takojë së shkuarës.

Ja pse është shumë me rëndësi të theksohet se çka ne sot i prezantuam në detaje Komisionerit, atë që lidhet me fillimin e një pune që do të jetë intensive sa i takon kësaj lufte, pa e marrë të mirëqënë dhe askush të mos marrë të mirëqënë që të gjithë vendet anëtare do të duhet ta shohin këtë gjë, dhe nuk do të duan të shohin më. Ana tjetër e medaljes është që tek e fundit, të gjithë ato që po bëjmë nuk janë në funksion të statusit të kandidatit në kuptimin e një provimi drejt të cilit shkojmë me një barrë jo të lehtë nga e shkuara, por janë për të forcuar ligjin dhe luftuar këtu krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe për të forcuar institucionet këtu”, - tha kryeministri Edi Rama.

FYLE: DUHEN 4 TAKIME KONSULTIMSH SISTEMATIKE
 
FYLE: ME BASHËN FOLËM PËR DIALOGUN KONSTRUKTIV TË OPOZITËS
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle përmes një postimi në Twitter mëngjesin e sotëm informon për  takimin me kreun e PD-së Lulzim Basha që u zhvillua pasditen e djeshme, pak orë pasi PD protestoi para kryeministrisë kundër asaj që ajo e çuan blerje të votës në zgjedhjet e pjeshme vendore të Korçës. 

Fyle thotë se me kreun e PD-së është folur për dialogun politik konstruktiv.

" Me liderin e PD-së Lulzim Basha për të folur për opozitën e cila duhet të luajë një rol të rëndësishëm, brenda kuadrit të ofruar nga qeveria për një dialog politik konstruktiv."
 
FYLE: HERA E TRETE NE TIRANE, PRIORITETET KTHENI NE REZULTATE
Komisioneri për Zgjerimin në Komisonin Evropian Stefan Fyle ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme dhe në të gjitha takimet me zyrtarët e lartë të shtetit, me presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Meta dhe kryetarin e opozitës Basha, ka
diskutuar për 5 prioritetet që duhet të realizohen për integrimin në BE. Ai kërkon nga qeveria e opozita një proces gjithëpërfshirës që të mos humbin kohë në përmbushjen e 5 prioriteve të vendosura nga Komisioni Europian.

Në një postim po në Twitter ditën e djeshme Fyle nënvizonte faktin se kjo është vizita e tretë brenda këtij viti në Tiranë, dhe se mesazhi është që të implementohen reformat dhe qëllimet të kthehen në vepra.

 
SOT TAKON AMBASADORET, KONFERENCE ME RAMEN

Ndërkohë mësohet se Fyle sot në mëngjes ka zhvilluar dhe një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë.Më pas në orën 09:00 është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile. Në orën 10:00 do të vijojë takimet me kryeministrin Rama, dhe ministren e Integrimit Klajda Gjosha për të nisur dialogun e nivelit të lartë lidhur me përparësitë kryesore të integrimit. Më pas në orën 12:00 do ketë një konferencë të përbashkët Fyle-Rama. Takimet dhe konferenca do të zhvillohen në hotel "Sheraton"


5 PRIORITETET
1- Vazhdimi për zbatimin e reformës në administratën publike.
2- Veprime për pavarësinë, efikasitetin e gjyqësorit.
3- Vendosmëri në luftën kundër korrupsionit.
4- Të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar.
5- Masa për të forcuar të drejtat e njeriut, e komunitetit rom e pronave

Redaksia online
(sg/ac/shqiptarja.com)
    

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë