Bisedimet - garë diplomatike
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian, janë një “garë diplomatike”, ka thënë një diplomat i BE-së. Është folur shumë për rinisjen e tyre këtë javë. Nëse dy palët bëjnë marrëveshje, fati i tyre do të përmirësohej ndjeshëm. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur katër vjet më parë, dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj në forumet ndërkombëtare, përderisa nuk shoqërohet nga OKB-ja, organizata që ka administruar Kosovën pas luftës së vitit 1999.
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian, janë një “garë diplomatike”, ka thënë një diplomat i BE-së. Është folur shumë për rinisjen e tyre këtë javë. Nëse dy palët bëjnë marrëveshje, fati i tyre do të përmirësohej ndjeshëm. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur katër vjet më parë, dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj në forumet ndërkombëtare, përderisa nuk shoqërohet nga OKB-ja, organizata që ka administruar Kosovën pas luftës së vitit 1999. Kjo ësht ë bërë pengesë për bashkëpunimin rajonal, pasi Qeveria e Kosovës refuzon prezencën e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se tani është e pavarur.
Të dyja palët janë dakord që Kosova të përfaqësohet me fusnotë nën emrin e saj. Arritja e marrëveshjes për të lejuar përfaqësimin në organizimet rajonale, është kusht për Serbinë që të shpërblehet me statusin e kandidatit evropian nga ministrat e jashtëm të BE-së, javën e ardhshme në Bruksel. Ky është një çmim i vlefshëm. I njëjti do të nënkuptonte se pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, do t’i shmangnin kundërshtimet ndaj BE-së që kanë të bëjnë me të. Një gjë e tillë do të bënte që Kosova të niste marshimin drejt anëtarësimit. Rezultati i këtyre bisedimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në politikat serbe. Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale në Serbi do të mbahen më 6 maj.
Sondazhet tregojnë se Partia e Progresit, që thuhet të jetë rritur nga një parti nacionaliste por që tani i takon qendrës së djathtë, do të fitojë 30 për qind të votave, kundrejt Partisë Demokratike në pushtet, për të cilën parashihen 24 për qind e votave. Megjithatë, është herët për t’u parashikuar rezultatet.
Kosova do të jetë faktor i madh. Më 14 dhe 15 shkurt, serbët në veri kanë organizuar referendumin që nuk kishte të bënte fare me vendin e dominuar me shqiptarë; 99.74 për qind e votave në favor, nuk ishin befasi. Më e rëndësishme është se serbët e Kosovës e kanë organizuar atë, pa dëshirën e Tadiqit. Tani, ai përballet me dilema. Referendumi është organizuar nga katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar shpërbërjen e strukturave shtetërore serbe në Kosovë.
Nëse Serbia merr statusin e kandidatit evropian, një gjë e tillë mund t’i përjashtonte zgjedhjet lokale serbe në veri të Kosovës. Nëse jo, Tadiqi mund t’i lejojë votimet edhe atje. Edhe nëse Serbia e merr statusin, kjo do të kishte më pak ndikim brenda, sesa që mund të ketë pasur në të kaluarën. Serbët tani brengosen më shumë për ekonominë dhe vendet e punës. Papunësia – katër vjet më parë në 13.6 për qind – nëntorin e kaluar ka arritur në 23.7 për qind. Në Serbi tani ka zhgënjim, ndërsa mund të bëhet edhe më keq. Ivana Priça, ekonomiste në Universitetin e Beogradit, thotë se nëse nuk ka ndryshime, Serbia është në rrugën e falimentimit ose në atë të Greqisë.
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
78.9%
-
Lindshmëria
17.3%
-
Vdekshmëria
3.8%
Vota total: 2366
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate
30 Qershor, 16:21
-
Pesë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër
30 Qershor, 16:18
-
Eliminimi nga Euro 2024, Gravina konfirmon Spallettin në krye të Italisë: Ne nuk do e braktisim projektin
30 Qershor, 16:14
-
Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë 'variant aziatik i NATO-s'
30 Qershor, 16:11
-
Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)
30 Qershor, 16:00
-
Zyrtare/ Juventusi 'blindon' mesin e fushës, paguan 50 milionë euro për brazilianin
30 Qershor, 15:55
-
Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)
30 Qershor, 15:48
-
Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet
30 Qershor, 15:44
-
Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore
30 Qershor, 15:24
-
Berat/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë në lagjen 'Mangalem', një grua mbetet e lënduar në dorë (EMRI)
30 Qershor, 15:19
-
Lufta Izrael-Hamas/ Polemika mbi dhunën e policisë kundër protestuesve ndaj Netanyahut
30 Qershor, 15:14
-
Shkrumbohet makina në Orikum, shpëton shoferi (VIDEO)
30 Qershor, 14:59